Hapet zyra e Punës në Korçë, dikur një kazino. Rama: Ka tjetër mënyrë për të fituar denjësisht

Jun 13, 2014 | 11:54
SHPËRNDAJE

KORCE- Kreu i qeverise, numri dy i saj dhe ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, kane peruruar sot zyren e re te Punes ne Korce. 

Me heret, ky ambient ka qene nje kazino, nderkohe qe nga sot do te funksionoje si nje zyre ne ndihme te punekerkuesve te papune.

“Kjo eshte zyra e 7 e punes qe hapim. Deri dje kjo hapesire ishte  nje kazino e vecante e qytetit ku ata qe hyjne ndjekin iluzionin se parate mund te fitohen me lehte, por ka nje rruge tjeter per t’i fituar parate ne menyre dinjitoze dhe te ndershme”- tha Rama. 

Kreu i qeverise, premtoi se do te transformohet panorama e punesimit. “Qeveria  qe lame pas punesoi vetem 600 persona. Vetem ne 4 muajt e pare te ketij viti jane afishuar afro 5000 vende pune. Sot kemi hapur keto vende te lira pune ne keto 6 zyra te hapura”- tha Rama.

Sipas tij sistemi i bazuar tek bashkepunimi me sipermarrjen eshte e vetmja rruge per te rritur punesimin.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura