Nga karantina Robert Berisha nuk harron Nora Istrefin, këngëtari e uron në mënyrën më të ëmbël për ditëlindje

Mar 25, 2020 | 11:05
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh Robert Berisha ndodhet në karantinë në Qendrën Studentore në Kosovë.

Por nga karantina, këngëtar nuk ka harruar të urojë për ditëlindje ish bashkëshorten e tij Nora Istrefi.

Roberti zgjodhi mënyrën më të ëmbël dhe më të bukur për ta uruar nënën e vajzës së tij.

Ai publikoi një video të regjistruar kohë më parë ndërsa i binte pianos së bashku me Renee dhe duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Pas ndarjes Robert dhe Nora kanë vendosur të mbeten miq me njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre.

Madje ata shkojnë edhe me pushime së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura