Nga Josif Gjipali te Kastriot Tusha, mbrëmje magjike e mbushur me muzikë te Amfiteatri

Aug 26, 2023 | 10:06
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të marrin pjesë në mbrëmjen “Sport-Dance & Music for Life” në datë 27 gusht në orën 19:00.

a5aed966-8885-41ae-8ad0-1dd2ba3bc724

Në këtë mbrëmje të mbushur me valle dhe muzikë, nuk do të mungojnë këngëtarët e njohur Josif Gjipali, Ardita Meni, Kastriot Tusha si dhe orkestra.

Pjesë e kësja mbrëmje do të jenë dhe nxënësit e Shkollës së Baletit nën drejtimin e Shpëtim Dajçit , A. Papasergio, Z. Sulkuqi.

Hyrja për të gjithë dashamirësit e muzikës që do të duan ta ndjekin këtë mbrëmje magjike te Amfiteatri i Liqenit, do të jetë falas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura