Nga Italia, Higuain ka kryer vizitat mjekësore për Juventusin

Jul 23, 2016 | 13:26
SHPËRNDAJE

Gonzalo Higuain është vetëm një hap larg transferimit te Juventusi. Sipas ekspertit të merkatos, Xhanluka Di Marzio, bardhezinjtë bëhen gati të paguajnë klauzolën prej 94 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas.

Higuain

Ekziston që tani një akord me futbollistin, i cili mësohet se ka kryer mbrëmë vizitat mjekësore për klubin e tij të ri. Gjithçka është zhvilluar në sekret të plotë në një klinikë në Madrid. Aty kanë qenë të pranishëm dhe përgjegjësit e merkatos së Juventusit, Marota dhe Paratiçi.

Fleta e hyrjes e Higuain ne kliniken ne Madrid

Kontrata e re e Higuain do të jetë katërvjeçare, me 7,5 milionë euro në sezon, ndërsa lojtari do të përfitojë edhe të ardhurat nga e drejta e imazhit, që çojnë këtë shifër deri në 10 milionë euro në vit.

dybala-higuain-1

Tashmë pritet praktikisht vetëm përfundimi i transferimit të Pogba te Mançester Junajtid, për të siguruar 94 milionë eurot që i nevojiten Juventusit për të paguar klauzolën e Higuain.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura