Nga integrimi në BE tek zhvillimet brenda në PD/ Agron Gjekmarkaj takohet me zëdhënësin e CDU-së! Ja çfarë u diskutua

Oct 6, 2022 | 16:29
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim sot me zëdhënësin e CDU-së gjermane, Gunther Krichbaum.

agrongjekmarkaj

Përmes një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shprehet se pjesë e diskutimit ishin integrimi europian dhe politikat që po ndjek Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së.

Deputeti demokrat thotë gjithashtu se diskutoi me zëdhënësin e CDU-së edhe situatën brenda Partisë Demokratike, mbi rëndësinë e bashkimit të saj për të ruajtur vlerat perëndimore.

Postimi i Agron Gjekmarkajt:

Takim i gjatë dhe i përzemërt me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Zëdhënësin e CDU z. Gunther Krichbaum.

Ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës sonë drejt hapave negociues me BE.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reformen në drejtësi, zhvillimin ekonomik e tema të tjera të dinamikave shqiptare.

Pikë kyçe në bashkebisedimin tonë ishin  zhvillimet në Partinë Demokratike, mundesite dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura