Nga hotelet te lokalet, OSHEE zbulon abuzimet: Ja 5 pronarët që vidhnin energjinë

Aug 6, 2018 | 8:30
SHPËRNDAJE

OSHEE ne vijim te kontrolleve ka zbuluar 5 raste te vjedhjes ne menyre flagrante te energjise elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj.

oshee

Referuar kontratave, abonentet jane:
Arian F.
Kudret G.
Martin H.
Sherife B.
Sanije H.

“Dy prej tyre jane shpallur ne kerkim ne çastin e konstatimit te vedhjes se energjise elektrike, ne prani te oficereve te Policise se Shtetit dhe te Hetimit. Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matesit, furnizim me energji elektrike pa patur kontrate me OSHEE si dhe rilidhje te paligjshme te energjise per nderprejes si debitore”- njofton OSHEE.

Nderkohe qe rastet me dokumentacionin perkates i jane percjelle organeve komptente.

“Beteja ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është e përbashkët, prandaj OSHEE u ben thirrje te gjitheve te bashkëpunojne duke denoncuar vjedhjen dhe korrupsionin ndaj abonenteve dhe punonjesve, kushdoqoftë ai/ajo permes numrit call center 04 227 4141‬, postes elektronike [email protected] dhe [email protected], permes aplikacionit OSHEE Mobile (ku mund te dergoni foto/video), si dhe permes kanalit te dedikuar ne faqen zyrtare ww.oshee.al.”-thuhet ne njoftimin e OSHEE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura