Nga hernia te zmadhimi i prostatës, 24 shkaktarët e dhimbjeve pelvike. Flet urologu: Ja kur duhet të drejtoheni te mjeku

Jun 21, 2020 | 21:39
SHPËRNDAJE
PROF. DR. KIM DRASA
5d89691a-8daa-46ee-b776-c91760ab5c2d
Dhimbjet pelvike janë një ndër problemet më shqetësuese për njerëzimin. Pelvis quhet zona nën belin dhe mbi kofshët. Të dyja sekset, femra dhe meshkuj, mund të paraqesin dhimbje në këtë pjesë të trupit. Dhimbjet pelvike mund të jenë sinjali i një problemi në traktin urinar, me organet riprodhuese ose në traktin digjestiv (tretjes). Për më tepër, disa shkaqe të dhimbjeve pelvike, duke përfshirë krampet menstruale te gratë, janë diçka normale dhe asgjë për t’u shqetësuar. Të tjerat janë mjaft serioze, të cilat kërkojnë doktor ose të paraqitesh në spital. Më poshtë janë 24 shkaktarët kryesorë të dhimbjeve pelvike.
 E TRAKTIT URINAR (UTI)
UTI është një infeksion bakterial, i ndodhur në traktin urinar. Ky klasifikim përfshin këto pjesë të trupit: veshkat, vezikën urinare dhe uretrën. UTI janë veçanërisht shumë të zakonshme te gratë. Rreth 40-60% e grave do të infektohen patjetër një herë në jetën e tyre dhe më shpesh ndodh të infektohet vezika urinare. Personat me UTI do të kenë tipikisht dhimbje pelvike. Dhimbja paraqitet zakonisht në mes të pelvisit dhe në zonat përreth kockës pubike. Simptoma të tjera janë: urgjencë për të urinuar; dhimbje ose djegie gjatë urinimit; urina e turbullt, gjakosur ose me erë të rëndë; dhimbje mbrapa dhe anash dhe temperaturë.
SËMUNDJET SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME (STI)
Gonorrhea dhe Chlamydia janë infeksione bakteriale, të cilat transmetohen nëpërmjet aktit seksual. Rreth 820.000 infektohen nga Gonorrhea çdo vit. Chlamydia infekton afërisht 3 milionë njerëz në vit. Pjesa më madhe e këtyre STI prekin personat e rinj, nga mosha 15-24 vjeç. Në shumicën e rasteve, Gonorrhea dhe Chlamydia nuk shkaktojnë simptoma. Gratë mund të kenë dhimbje në pelvisveçanërisht kur urinojnë ose kanë lëvizje zorrësh. Burrat mund ta kenë dhimbjen vetëm te testikujt.
78584328-0265-41d3-b463-0eea94231b41
Simptoma të tjera që shkakton Gonorrhea përfshihen: te gratë sekrecione vaginale jonormale; hemorragji midis periudhës së menstruacioneve; sekrecione, dhimbje ose hemorragji prej rektumit (zorrës së trashë). Simptoma të tjera nga Chlamydia përfshijnë: sekrecione nga vagina ose penisi; qelb në urinë; urinim më i shpeshtë se zakonisht; dhimbje ose djegie gjatë urinimit; dhimbje gjatë aktit seksual; fryrje (zmadhim) ose ndjeshmëri të testikujve; sekrecione, dhimbje ose hemorragji nga rektumi. HERNIA Hernia ndodh kur një organ ose inde shtyhet përmes një pike të dobët në muskulaturën e barkut (Abdomenit), kraharorit ose kofshëve. Kjo krijon fryrje të lehtë dhe mund të jetë shumë e dhimbshme. Dhimbja e hernies bëhet më keq kur ju qeshni, kolliteni, përkuleni ose hani diçka. Simptoma të tjera përfshijnë: Një ndjesi të rënduar në zonën e fryrë; presion ose dobësi në zonën e hernies; dhimbje ose ënjtje përreth testikujve.
APENDICITI
Apendiciti është një tub i hollë, i cili i është ngjitur zorrës së trashë. Në rastin e apendicitit (infeksioni i apendicitit), apendiciti fryhet. Kjo patologji prek më tepër se 5% të popullsisë. Pjesa më e madhe e rasteve me apendicit janë në adoleshencë ose 20-vjeçarë. Dhimbja në rastin e apendicitit fillon papritur dhe ajo mund të ashpërsohet. Kjo dhimbje është zakonisht e përqendruar në pjesën e poshtme, të djathtë, të abdomenit (barkut). Për më tepër, dhimbja mund të fillojë përreth pikës së belit dhe migron drejt pjesës së poshtme, të djathtë, të abdomenit.
Ajo përkeqësohet kur ju merrni frymë thellë, kolliteni ose teshtini. Simptoma të tjera përfshijnë: nauze; të vjella; humbje oreksi; temperaturë subfebrile (jo mbi 37.5); konstipacion ose diarre; Fryrje barku.
GURËT OSE INFEKSIONET E VESHKAVE
Gurët e veshkave formohen nga mineralet, siç janë kalciumi ose acid urik, të cilat grumbullohen bashkë në urinë dhe bëhen si shkëmbinj të fortë. Gurët e veshkave janë të zakonshme te burrat sesa te gratë. Numri më i madh i gurëve në veshka nuk shkaktojnë simptoma derisa ata fillojnë të lëvizin poshtë, nëpërmjet ureterëve (tuba të vegjël në lumen, të cilët zbresin urinën nga veshkat drejt në vezikën urinare).
Kjo ndodh sepse ureterët janë të vegjël dhe jofleksibël. Kështu, ata nuk mund të tërhiqen(streching) për të lëvizur gurët përgjatë tyre dhe ky është shkaku i dhimbjes. Në radhë të dytë, ureterët reagojnë ndaj gurëve duke i shtrënguar për t’i lëvizur më poshtë, sikur po përpiqen ta “shtrydhin” jashtë gurin dhe ky është shkaku i spazmave të dhimbshme. Së treti, në qoftë se gurët bllokojnë rrjedhjen normale të urinës, atëherë urina kthehet mbrapsht në veshka duke shkaktuar presion dhe dhimbje. Kjo dhimbje mund të jetë e fortë.
Dhimbja zakonisht fillon në anë ose mbrapa, por edhe në pjesën e poshtme të belit dhe ijëve. Ju mundet gjithashtu të keni dhimbje edhe gjatë urinimit. Dhimbjet e gurëve të veshkave vijnë si valë, të cilat bëhen më të forta dhe pastaj zbehen. Një infeksion në veshka mund të zhvillohet në qoftë se bakteret futen brenda në veshka. Kjo gjë gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje mbrapa, anash, në abdomenin e poshtëm dhe në ije. Ndonjëherë, njerëzit me gurë në veshka kanë edhe infeksion të veshkave. Simptoma të tjera të gurëve dhe infeksioneve në veshka përfshijnë: gjak në urinë, e cila mund të jetë me ngjyrë pink, e kuqe, ose e errët; urinë të turbullt ose me erë të keqe; një nevojë urinimi më të shpeshtë se zakonisht; urgjencë për të urinuar; dhimbje ose djegie gjatë urinimit; nauze; të vjella; temperaturë; të dridhura (ethe).
CYSTITIS
Cystitis është një inflamacion i vezikës urinare, i cili zakonisht shkaktohet nga një infeksion i traktit urinar. Ai shkakton dhimbje ose presion në pelvis dhe belin e poshtëm. Simptoma të tjera përfshihen: urgjencë e fortë për të urinuar; djegie ose dhimbje kur urinoni; urinoni sasi të vogla në njësinë e kohës; gjak në urinë; urina e turbullt ose me erë të fortë; temperaturë (jo mbi 37.5).
SINDROMA E ZORRËVE TË IRRITUARA (IBS)
IBS është një kondicion, i cili shkakton simptoma intestinale si crampe. Ky është njësoj si sëmundja inflamatore e zorrëve, e cila shkakton inflamacion me terma të gjata të traktit digjestiv (tretës). Rreth 12% e amerikanëve adultë janë diagnostikuar me IBS. Kjo sindromë prek rreth 2 herë më shumë gratë sesa burrat dhe zakonisht fillon para moshës 50 vjeç. Dhimbja abdominale dhe crampet e IBS-së zakonisht përmirësohen kur ju keni lëvizje të zorrëve. Simptoma të tjera të IBS-së përfshijnë: fryrje, gazra, diarre, konstipacion, mukus në defekim.
NERVI PUDENTAL I ‘ZËNË NË GRACKË’
Nervi pudental furnizon me mbaresa nervore: Organet gjenitale, uretrën, anusin. Një dëmtim (traumatik) ose kirurgjikal (e kontuzon ose e pret gjatë operacionit), ose rritje e një mase tumorale pranë tij, mund të shkaktojë presion mbi këtë nerv në zonën ku ky hyn ose del nga pelvisi. Bllokimi i nervit pudental shkakton dhimbje nervore. Kjo dhimbje ndjehet si një shock elektrik ose si një dhimbje e thellë në organet gjenitale, në zonën midis gjenitaleve dhe rektumit (Perineum), si dhe përreth rektumit. Dhimbja bëhet më therëse kur ju uleni dhe përmirësohet kur ju qëndroni në këmbë ose shtriheni.
Simptoma të tjera përfshijnë: Bezdi kur filloni të urinoni; urgjencë ose frekuencë për të urinuar; konstipacion; dhimbje gjatë lëvizjeve të zorrëve etj.

ADEZIONE

Adezione (ngjitje) janë lidhje të indeve si të mprehta, që i bëjnë indet dhe organet në abdomen të ngjiten së bashku. Njeriut mund t’i ndodhin adezione mbasi jeni operuar në bark. Rreth 93% e njerëzve, të cilët janë operuar, në bark zhvillojnë adezione (epilog). Adezionet shkaktojnë simptoma. Kur kjo ndodh, atëherë dhimbja në bel është simptoma më e zakonshme. Sensacione si tërheqje të mprehta.
Adezionet zakonisht nuk shkaktojnë probleme, por vetëm në qoftë se Intestini (zorrët) juaj bëhet si i mbërthyer së bashku dhe shkaktojnë bllokim të zorrëve, atëherë ju keni dhimbje të forta të abdomenit ose simptoma siç janë: nauze, të vjella, fryrje barku, konstipacion, zhurmë (kërcitje) në zorrë. Nëse keni këto simptoma, atëherë drejtohuni në Urgjencën Kirurgjikale.
Shkaktarët që prekin vetëm burrat
BAKTERIAL PROSTATITIS
Prostatitis i referohet inflamacionit dhe fryrjes së gjëndrës së prostatës. Bacterial Prostatitis është një infeksion i prostatës i shkaktuar nga bakteret. Deri ¼ e burrave preken nga prostatitis disa herë gjatë jetës, por më pak se 10% e tyre do të kenë bacterial prostatitis. Së bashku me dhimbjen pelvike që e kanë të gjithë, mund të përfshihen edhe simptoma të tjera: Urgjencë ose frekuencë e shtuar për të urinuar; Dhimbje gjatë urinimit; Pamundësia për të urinuar; Ethe; Të dridhura; Nauze; Të vjella; Lodhje.
SINDROMA E DHIMBJES KRONIKE PELVIKE
Burrat, të cilët kanë për një kohë të gjatë dhimbje pelvike, pa infeksion ose shkaqe të tjera të dukshme, janë të klasifikuar me Sindromë të Dhimbjes Kronike Pelvike.
Për t’u cilësuar me këtë diagnozë, duhet që patjetër një burrë të ketë pasur dhimbje pelvike që prej tre muajve, pothuaj përditë. Në të gjithë botën, 3-6% e burrave kanë sindromën e dhimbjes kronike pelvike. Kjo sindromë është më tepër e zakonshme si kondicion i sistemit urinar, në burrat nën moshën 50-vjeçare. Burrat e prekur nga kjo sindromë kanë dhimbje në: Penis, testikuj, zona midis scrotumit dhe rectumit (Perineum) dhe fundi i barkut. Duhet ta dini mirë se këto katër vende me dhimbje nuk janë kurrë në të katër zonat njëherësh, por vetëm në njërën zonë dhe kjo nuk është dhimbje klasike, por është si një rëndim, i cili shtohet dhe ndihet më shumë kur jeni në qetësi. Simptoma të tjera përfshihen: Dhimbje gjatë ejakulimit dhe urinimit; Cyrril i dobët i urinës; Rritje e nevojës për të urinuar; Dhimbje në këllqe ose në muskujt e perineumit; Lodhje.
STRIKTURA E URETRËS
Uretra quhet “tubi” ku përmes tij kalon urina nga vezika urinare dhe del jashtë trupit. Striktura e uretrës i referohet një ngushtimi ose bllokazhi të uretrës, i shkaktuar nga infeksioni, fryrja ose trauma (dëmtimi) e uretrës. Bllokazhi i saj ngadalëson fluksin e derdhjes së urinës jashtë trupit nëpërmjet penisit. Striktura uretrale prek rreth 0.6% e burrave sikundër ata rriten, në moshë. Gjithashtu, në raste të rralla, gratë mund të kenë stricture uretre, por kjo ndodh në rastet më të shumta te burrat.
Simptoma e strikturës së uretrës është dhimbja në abdomen (bark) si shenjë kryesore, si dhe përfshin: Çurgu i ngadaltë i urinimit; Dhimbje gjatë urinimit; Gjak në urinë; Rrjedhje të urinës (pa kontrolluar); Humbje të kontrollit të vezikës urinare.
ZMADHIMI BENINJ I PROSTATËS
Benign Prostatic Enlargment (BPE) është një zmadhim jokanceroz i prostatës. Mjekimi për zmadhimin beninj të prostatës duhet të për caktohet nga simptomat dhe jo nga madhësia e prostatës. Për më qartë: një prostatë me madhësi normale (30ç) mund të shkaktojë simptoma të rënda deri në bllokim të urinimit dhe mund të jetë kanceroze.
Dhe në të kundërt, një prostatë me madhësi të tepruar (230ç) nuk jep asnjë simptomë dhe as nuk është kancer. Pra, mos u trembi nga madhësia e prostatës, por nga agresiviteti i simptomave (Urinim shpesh natën, me curril të dobët, pa presion, del nga banja e të duket sikur nuk je zbrazur komplet dhe kthehesh prapë në WC pas 2-3 minutash. Këto simptoma duhet të kenë qenë të paktën muajin e fundit përditë dhe po janë përsëritur deri në 5 x gjatë 24 orëve, atëherë gjendja është e rënduar dhe vetëm atëherë duhet filluar mjekimi.
SINDROMA E DHIMBJES PAS VASECTOMISË
Vasectomia është një procedurë kirurgjikale që kryhet në rastet e kancerit të prostatës, shumë agresiv (rezistent ndaj terapisë hormonale, ADT). Arsyeja që këtë procedurë kirurgjikale po e paraqes në këtë artikull është se 1-2% e burrave që i nënshtrohen Vasectomisë do të kenë dhimbje në testikuj për më tepër se tre muaj pas kësaj procedure kirurgjikale dhe prandaj është emërtuar si Sindroma e Dhimbjes pas Vasectomisë. Kjo dhimbje mund të shkaktohet nga dëmtimi i strukturave në testikuj ose presioni mbi nervat e asaj zone, si dhe nga faktorë të tjerë. Dhimbja mund të jetë konstante (e qëndrueshme) ose vjen e ikën.
Shkaktarët që prekin vetëm gratë
MITTELSCHMERZ Mittelschmerz është një fjalë gjermane për “dhimbjen e mesme”. Kjo është dhimbje në belin e poshtëm dhe pelvisin, që disa grave iu ndodh në periudhën e ovulimit (pjekja e vezës). Ovulacioni është një lëshim i një veze prej tubit Fallopian, e cila ndodh në gjysmën e rrugës të ciklit menstrual, prandaj është dhe fjala “middle”.
Dhimbja që femrat ndiejnë prej mittelschmerz është: Në anën e barkut ku veza lëshohet; Mund të jetë e mprehtë ose si kramp ose e shurdhët; Zgjat për pak minuta deri në pak orë; Mund të ndryshojë anë çdo muaj ose të jenë në të njëjtën anë për disa muaj me radhë. Gratë mund të kenë gjithashtu hemorragji ose sekrecione të papritura. Mittelschmerz zakonisht nuk është problem serioz, por në qoftë se dhimbja nuk ikën, atëherë duhet të konsultoheni me doktorin si dhe në rastet kur keni nauze ose temperaturë.
SINDROMA PREMENSTRUALE (PMS) DHE CRAMPET MENSTRUALE
Shumë gra paraqesin crampe në pjesën e poshtme të barkut pothuaj përpara dhe gjatë periodave të ciklit menstrual. Discomforti (jo rehatia) është rezultat i ndryshimeve hormonale dhe prej kontraktimit te uterusit (mitrës), ndërsa ajo nxjerr jashtë rrjedhjet uterine. Zakonisht, crampet janë me intensitet të mesëm, por disa herë ato mund të jenë të dhimbshme.
Periodat e dhimbshme quhen Dysmenorrhea. Rreth 10% e grave i kanë dhimbjet menstruale aq shumë të forta, saqë nuk mund të vazhdojnë jetën normale (ato ditë). Përgjatë me crampet, gratë mund të kenë simptoma si këto më poshtë, përpara ose gjatë menstruacioneve: Fryrje barku, ndryshim humori, veçim i ushqimeve, rritim, nauze, të vjella, diarre, dhimbje koke.
BARRË ECTOPIKE

Një shtatzëni ectopice (jashtë mitre) ndodh kur një vezë e fertilizuar (fekonduar) rritet jashtë uterusit (mitrës)- zakonisht në tubin e Fallopit. Ndërsa veza rritet, ajo mund të shkaktojë plasjen e tubit të Fallopit, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën e gruas. Midis 1-2% të të gjitha gravidancave në USA janë ectopice. Dhimbja prej një barre ectopice vjen e menjëhershme dhe mund të perceptohet si therëse ose e mprehtë. Ajo mund të jetë vetëm në një anë të pelvisit. Dhimbja mund të vijë si valët e detit. Simptoma të tjera përfshihen: Hemorragji vaginale midis periodave, dhimbje në pjesën e pasme, të poshtme ose në sup, dobësi, marramendje.

MISCARRIAGE

Miscarriage i referohet humbjes së bebes përpara javës 20 të gravidancës. Rreth 10-15% e tyre dihet që përfundojnë me abort. Për më tepër, shumë gra abortojnë që herën e parë të shtatzënisë. Crampet ose dhimbjet të forta në bel janë një shenjë e abortit.
SËMUNDJET INFLAMATORE PELVIKE (PID)
PID është një infeksion në sistemin riprodhues të grave. Ky inflamacion fillon kur bakteret futen në vaginë dhe udhëtojnë drejt ovareve, tubave Fallopiane ose organeve të tjera riprodhuese. PID shkaktohet zakonisht nga sëmundje seksualisht transmetuese (STI), siç janë Gonorrhea, Chlamydia. Rreth 5% e grave në USA mund të kenë PID disa herë gjatë jetës. Dhimbja prej PID është e përqendruar në belin e poshtëm. Ajo mund të ndihet e butë ose rënduese. Simptoma të tjera përfshijnë: Sekrecione vaginale; Hemorragji; Ethe; Dhimbje gjatë aktit seksual; Urinim të dhimbshëm; Nevojë e shpeshtë për të urinuar.
TORSION OSE RUPTURE E CISTIT OVARIAN
Cistet janë qese të mbushura me likid, të cilat mund të formohen në ovaret. Pjesa më e madhe e grave mund të krijojnë ciste, por nuk ju shkaktojnë simptoma ose probleme shëndetësore. Mirëpo, në qoftë se një cist përdridhet (torsion) ose çahet (rupture), atëherë mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të belit, në të njëjtën anë me cistin. Dhimbja mund të jetë e mprehtë ose e shurdhët dhe mund të vijë ose të iki (si valë). Simptoma të tjera përfshihen: Një ndjenjë fryrjeje në bark; Dhimbje gjatë aktit seksual; Shtim në peshë i pashpjegueshëm; Dhimbje gjatë periodave; Hemorragji e pashpjegueshme; Urinim më i shpeshtë se zakonisht; Ethe; Të vjella.
FIBROZA UTERINE
Fibrozat Uterine janë rritje në murin e uterusit. Ato ndodhin zakonisht gjatë viteve të riprodhimit të gruas dhe zakonisht nuk janë kanceroze. Fibrozat mund të rriten në madhësi nga fara të vogla deri në gunga të mëdha, të cilat e bëjnë belin të zmadhohet në volum. Shpesh, fibrozat nuk shkaktojnë ndonjë simptomë. Fibrozat e mëdha mund të shkaktojnë presion ose dhimbje në pelvis. Simptoma të tjera përfshihen: Hemorragji e rëndë gjatë periodave; Perioda që vazhdojnë me tepër se një javë; Nevojë për të urinuar shpesh; Dhimbje gjatë aktit seksual; Bezdisje për të zbrazur plotësisht vezikën urinare; Konstipacion.
ENDOMETRIOSIS
Në Endometriosis, indet të cilat shtrihen normalisht në uterus, rriten në pjesë të tjera të pelvisit. Çdo muaj, këto inde trashen dhe tentojnë të shpërndahen, sikur do të ishin brenda uterusit. Por indet jashtë uterusit nuk kanë askund ku të shkojnë, shkaktojnë dhimbje dhe simptoma të tjera. Më tepër se 11% e grave midis moshave prej 15 deri 44 vjeç zhvillojnë Endometriosis. Kondicioni është më tepër i zakonshëm në gratë, të cilat janë në moshat e tyre 30 vjeç dhe 40 vjeç. Endometriosis shkaktojnë dhimbje pelvike para dhe mbas periodave.
Gjithashtu, kanë dhimbje si gjatë aktit seksual, ashtu edhe gjatë urinimit. Simptoma të tjera përfshihen: Hemorragji e rëndë; Lodhje; Diarre; Nauze; Konstipacion.
SYNDROMI CONGJESTIONEVE PELVICE (PCS)
Në rastin e PCS zhvillohen vena varikoze (variçe) përreth Ovareve.
Këto vena të trashura, të mbushura, janë të njëjta me venat varikoze si te gjymtyrët e poshtëm. Valvulat venoze, të cilat normalisht e detyrojnë gjakun të shkojë në drejtim sipër, në raste të tilla nuk punojnë dhe prandaj gjaku venoz ngel në vendnumëro. Kjo shkakton kthimin mbrapsht të gjakut në vena, të cilat fryhen.
Burrat gjithashtu mund të zhvillojnë vena varikoze në pelvisin e tyre, por kjo ndodhi është shumë më tepër e zakonshme të ndodhë te gratë. Dhimbja pelvike është simptoma kryesore e PCS. Dhimbja mund të ndihet e shurdhët ose e fortë. Dhimbja përkeqësohet më shpesh gjatë ditës, veçanërisht nëse jeni duke qëndruar për një kohë të gjatë si ulur, ashtu edhe në këmbë.
PROLAPSI I ORGANEVE PELVIKE
Organet pelvike të femrave qëndrojnë në vendin e tyre, normalisht në sajë të muskujve “shtrat” varur dhe indeve të tjera që i mbështesin ato (ligamenteve). Për shkak të lindjes së fëmijëve dhe moshës, këta muskuj mund të dobësohen dhe lejojnë vezikën urinare, uterusin dhe rektumin të bien poshtë (rrëshqasin) në vaginë. Prolapsi i organeve pelvike mund t’u ndodhë grave në çdo moshë, por kjo ndodhi është më e zakonshme te gratë me moshë të vjetër.
MESAZHI: Kur ju (Femra- Meshkuj) duhet te paraqiteni tek doktori,
Dhimbjet Pelvike te perkoheshme dhe te mesme propabilisht nuk jane asgje per tu shqetsuar. Por neqoftese kjo dhimbje pelvike eshte e ashper dhe vazhddon me teper se nje jave, atehere duhet te takohesh sa me pare me doktorin e familjes. Perveç kesaj, pra edhe neqoftese nuk keni dhimbje pelvike te ashpra por keni keto shenja:
1) Gjak ne urine;
2) Urine me ere te rende;
3) Urine te trubullt;
4) Paaftesia per te patur levizje te zorreve;
5) Hemorrahgji midis periodave (kuptohet tek grate);
6) Temperatyre;
7) Te dridhura (ethe) atehere duhet te paraqiteni menjehere tek doktori familjes.
/Panorama /

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura