Nga hapja e listave 100%, tek akuzat për ballistët, zbardhet debati në Kuvend. Alimadhi: Na keni vrarë, na i keni bërë të gjitha, por…

Sep 18, 2020 | 15:43
SHPËRNDAJE

ARDIT HOXHA/ Seanca e djeshme parlamentare ka parë një përballje të pazakontë mes deputetëve të opozitës parlamentare. Myslim Murrizi, Adriatik Alimadhi dhe Kujtim Gjuzi u përfshin në një debat që nisi në fillim për përbërjen e komisionit të posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave të reja të KQZ-së.KUVENDI

Por deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, pasi kërkoi që në komisionin e posaçëm parlamentar të ketë përfaqësues edhe nga partitë e vjetra, pra, jo vetëm Murrizi dhe Stojku, pati edhe një përgjigje në lidhje me debatin e seancës së datës 30 korrik. Në seancën e sesionit të fundit parlamentar, mes Myslim Murrizit dhe Adriatik Alimadhit u shkëmbyen akuza për të shkuarën e tyre dhe për lidhjet e mundshme me ish-Sigurimin e Shtetit.

Pak ditë më parë, Alimadhi publikoi dokumentet zyrtare që provonin se ai nuk kishte pasur asnjë lidhje me strukturën famëkeqe të diktaturës komuniste dhe gjithashtu me një gjuhë të ashpër ndaj Murrizit i kërkoi këtij të fundit që të sqaronte se si e kishte marrë të drejtën e studimit në një kohë që pretendon se ka qenë i persekutuar.

Nisur nga këto, dje në Kuvend, Alimadhi kërkoi që të mos përbaltet emri i tij, por edhe i ballistëve, pasi theksoi se është përfaqësues i një rrymë politike tërësisht kombëtare. Myslim Murrizi, nga ana tjetër, nuk iu përgjigj, por u fokusua në fjalën e tij në Reformën Zgjedhore dhe rëndësinë e hapjes së listave në masën 100 për qind.

DEBATI NË KUVENDAdriatik-Alimadhi

Adriatik Alimadhi: Ne kemi rënë dakord në këtë Parlament që të kemi komisioner të pavarur, e para kjo. E dyta, përbërja e komisionit më duket pak e çuditshme. Nuk kam asgjë me përfaqësuesit e maxhorancaës, por nga opozita më lë pak të dyshoj, pasi këtu ka parti të tjera që kanë marrë pjesë historikisht në zgjedhje në këto 30 vite, unë propozoj që ky komision i posaçëm për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së të bëhet në 7 anëtarë dhe një nga anëtarët e opozitës të jetë një kryetar i një partie tjetër pjesëmarrëse (unë nuk është se propozoj veten time në këtë komision). Meqë këtu u përdor pak termi ballist nga disa kolegë deputetë, përdoreni ballistë, demokratë, si të doni, por juridikisht të saktë. Por po ju them një gjë, ballist është nder ta kesh fjalën, të kesh parti, pasi Partia e Ballit Kombëtar është partia e shqiptarizmës. Nuk kemi të bëjmë me asgjë tjetër. Lërini se çfarë flasin, por mos i përbaltni më, që të jemi si shqiptarë, pra, t’i japim dorën njëri-tjetrit, pasi ju na keni vrarë ne, ju na keni internuar ne, ju na i keni bërë të gjitha, por ne tani nuk kemi kusur t’ju dëgjojmë juve, prandaj kërkoj një saktësim kur dikush e thotë, thuaj ballist demokrat dhe jo ballist.

Adtiatik Alimadhi (në “Facebook”): Përgjigje për Murrizin. Unë nuk kam qenë kurrë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë lexoni më poshtë. Pa na thuaj pak si e more ti të drejtën e studimit para viteve 1990, kur mua më pështynin me gëlbaza në rrugë para viteve 1990? Nuk më linin të flisja as edhe një fjalë dhe nuk mundet të merrja kurrë të drejtë studimi. A e dini pse? Sepse unë isha armik i popullit, ballist, bashkëpunëtor, tradhtar, kulak e gjithçka tjetër dhe nuk flitej për t’u arsimuar. Na thoni ju si e morët këtë të drejtë studimi? Se demek na hiqesh si antikomunist më shumë se unë?myslim murrizi

Myslim Murrizi: Në këtë sallë të mos vijnë njerëz të fshehur pas fustaneve të partive. Bëjnë sikur zihen ditën dhe firmosin marrëveshje natën. Çfarëdolloj çorbe që të gatuajnë ata në Pallatin e Kongresit do të detyrohen ta lëpijnë mbrapsht, si 5 qershorin. E vërteta është se më 30 korrik u vendos hapja e listave. Ftoj Gjiknurin të mblidhet bashkë me gjithë grupet parlamentare dhe të tjerët jashtë të propozojnë ndryshimet. Hajt t’i hapim ato lista. Shqiptarët presin që humbësi të urojë fituesin dhe kjo nuk ndodh. OSBE/ODHIR prej katër vitesh kërkon administratë zgjedhore të depolitizuar. Do ta bëjmë apolitikë administratën, por jo këto zgjedhje. Pse jo në këto zgjedhje? Ta bëjmë në këto zgjedhje. Lojërat publike se duam t’i hapim 100%, por s’e realizon dot se ia kalon ky vëllai tjetër, është pallavër mediatike e stisur nga kërmij që nuk vijnë dot në këtë sallë sepse nuk guxojnë, s’kanë surrat dhe dinjitet të shkojnë më pas te vota e qytetarëve. Ju mos u trembeni se ju dalin para zonjat në vota. Por ju nuk e keni krenarinë që të vini këtu si burra, por vini si bura. Lërini zonjat të kandidojnë. Nuk dua të paragjykoj, po ndoshta për herë të parë pas 18 muajsh i jap të drejtë Gjuzit, shoh që është një shkelje syri mes dy sivëllezërve se në aplikime kam parë vetëm ish-komisionerë të KQZ dhe funksionarë apo me dakordësinë e tyre shoh që aplikojnë vetëm nga krahu tjetër. Do të matem mirë për të përzgjedhur në krye të kësaj administrate njeriun më me integritet me karakter dhe burrëror.gjuzi

Kujtim Gjuzi: Ne jemi për hapjen e listave 100%. Kjo është një arritje e juaja z. Murrizi. Një gjë të kesh të sigurt. Nëse këtu janë 11 parti parlamentare, asnjë nga partitë parlamentare opozitare nuk u thirrën nga Presidenti, për të cilin unë kam thënë 7 pika pse ai duhet të iki.

(Ndërhyn Korab Lita nga vendi)

Kujtim Gjuzi: Skam gjë me zonjën Monika se e kemi krushkë të Dibrës, po s’di gjë ti Korab. Se ti Korab je në Kamzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura