Nga Greqia për t’i zënë vendin një greku, Hasi drejt pankinës së skuadrës belge

Oct 18, 2017 | 10:13
SHPËRNDAJE

Nga Greqia për t’i zënë vendin një greku. E tillë është situata e trajnerit Besnik Hasi. Mediat belge kanë bërë me dije se trajneri shqiptar është një nga alternativat kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës së Kortrikut. Pas dhjetë javësh në “Julpier ligë”, Kortrikut renditet në vendin e trembëdhjetë me nëntë pikë. Deri më tani, numëron vetëm dy fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Hasi-665x400

Edhe golavarazhi nuk është aspak favorizues, pasi numëron 11 gola të realizuar dhe 17 të pësuar. Në javën e fundit, ishte Standart Liezh që fitoi 3-1 përballë këtij ekipi, ndaj edhe pozitat e trajnerit grek Janis Anastasiu janë lëkundur ndjeshëm.

Sipas mediave belge, emri i Besnik Hasit lakohet gjithnjë e më shumë për të çuar më tej projektin e klubit për këtë edicion. Hasi u shkarkua nga Olimpiakos, ndërkohë që edhe vetë trajneri grek e nisi me humbje në Greqi, si dhe në Ligën e Kampionëve, ku u mund nga Juventusi me rezultatin 2-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura