Nga Greqia në Indi… Masakra me 8 të vrarë në Selenicë jehonë në botë, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Aug 11, 2018 | 14:58
SHPËRNDAJE

Masakra me 8 të vdekur e një dite më parë në Resulaj të Selenicës ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

“Shqipëri, shuhet familja me kallashnikov: tetë të vdekur”. Kështu shkruan në titull italiania “Tgcom” në faqen e saj online për vrasjen e të premtes, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi 8 persona të fisit të tij, për motive të dobëta.

tg

Më tej, shkruhet se ngjarja ndodhi në një fshat të Vlorës, 120 kilometra larg Tiranës dhe se autori u arratis menjëherë pas ngjarjes.

Një tjetër media italiane përshkruante një ditë më parë kërkimet e policisë për vrasësin e kushërinjve të tij.

ask

Mediat greke gjithashtu që në titull theksojnë se 24-vjeçari ka vrarë tetë familjarët e tij, mes të cilëve dhe dy fëmijë.

pro

Ngjarjen e ka pasqyruar edhe australiania “Abc News” e indiania “Indian Express”, që shkruan se policia shqiptare ka publikuar fotografinë e vrasësit, duke u bërë apel banorëve të zonës të kenë kujdes pasi ishte i armatosur dhe i rrezikshëm, në kohën që ishte ende në arrati.

abc

indian

Ngjarja është pasqyruar në shumë media të tjera të huaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura