Nga Gjirokastra i përgjigjen Mersinit: Baftjar, gëzuar fitoren vëlla!

Feb 6, 2017 | 20:56
SHPËRNDAJE

Deklarata e Ergis Mersinit se ishte larguar nga Luftëtari me një telefonatë, ka shkaktuar mjaft habi. Ish-kapiteni shpërtheu në kritika ndaj klubit gjirokastrit, të cilat me sa dukej nuk priteshin te Luftëtari. Batutës “suksese në jetë” të futbollistit, i ka dhënë përgjigje shefi i klubit të Luftëtarit, Gentjan Nora.

mersini

“Nuk më besohet që ka folur kështu dhe nëse e ka bërë, besoj nga emocionet. Dua të replikoj diçka të vogël. Mersini është një lojtar i shkëlqyer dhe mbi të gjitha djalë i shkëlqyer, e njohim të gjithë në Gjirokastër.

Por të gjithë gjirokastritët, që nga kapitenët, deri tek fëmijët, e dinë edhe që Luftëtari është një nga klubet me më shumë emër në Shqipëri dhe është më lart se Flamurtari në renditje.

ergis mersini

Për sa i përket shakasë për sukseset, e falënderojmë dhe i themi ‘Baftjar, gëzuar fitoren vëlla!’”, ishte kundërpërgjigja që vinte mbrojtësit nga klubi ku deri pak javë më parë mbante shiritin e kapitenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura