Nga fotot nudo te profesioni dhe videot virale, rrëfehet gazetarja seksi italiane

Oct 9, 2019 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga femrat më seksi në Itali dhe çdo gjë që ajo bën ose publikon bëhet virale. Dileta Leota gazetarja sportive e “DAZN”, ka folur për mediat e vendit të saj, ku është shprehur për tifozët e Napolit, fotot nudo që u publikuan para disa vitesh dhe për profesionin e saj.

dileta

Tifozët e Napolit dhe kërkesa për të nxjerrë gjoksin? “Ishte një keqkuptim, dhe veprimi që unë bëra në atë mënyrë ishte më shumë të tregoja faktin ironik të atij momenti”.

DILETA 2

Çdo gjë virale? “Çdo gjë që bëjë unë kthehet në virale. Edhe kur shkoj në palestër edhe kur shkoj në një pub e kërcej. Nuk e di pse ndodh”.

dileta leotta

Fotot nudo? “ Kam bërë denoncime, jo vetëm që të mbroj jetën time private, por sepse edhe si gra duhet të luftojmë të tilla raste. E vlerësova shumë mbështetjen e Balotelit dhe ndjeva se nuk isha e vetmja që kam këtë problem”.

DILETA

Profesioni? “Që e vogël e ëndërroja, madje merrja në intervistë shokët e mi që luanin futboll. Shumë nga kolegët e mi, duan t’ia dinë vetëm për atë që ndodh në fushën e lojës, por unë jo. Kur të intereson vetëm futbolli më dëgjon, nëse jo vetëm më sheh. Bëj shaka, por në përgjithësi kjo është logjika”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura