Nga fitorja me Venecian tek pauza , Inzagi: San Siro? Interi dhe Milani nuk mund të luajnë në këtë fushë

Jan 22, 2022 | 23:06
SHPËRNDAJE

Interi mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat kundër Venecias me rezultatin 2-1. Një gol me kokë i Xhekos i dha fitoren zikaltërve të cilët presin me qetësi ndeshjet e rivalëve.

inzagi

Në përfundim të kësaj sfide ka folur dhe trajneri Simone Inzagi.

Ndeshja kundër Venecias

“Skuadra besoi derri në fund dhe djemtë bënë mirë duke pasur parasysh që kemi luajtur dy ndeshje përtej 90 minutave, por dhe sfidën e vështirë në Bergamo.”

“Problemi më i madh është fusha e San Siros, në të cilën po bëhet e pamundur si për ne dhe për Milanin për të luajtur. Mund të bësh më mirë në këtë fushë, por nuk mund të luash. Duhet të bëhet diçka, nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje.”

Loja e Lautaros

“Ne kemi Korrean, Sançezin dhe Xhekon që duan të luajnë. Lautaro luajti mirë dhe pesë ndërrimet që bëra ishin të detyrueshme sepse na duhej freski dhe fizik.”

Çfarë sinjali jep ndeshja ndaj Venecias?

“Kemi fituar Superkupën, kemi avancuar në Çhampions. Këto janë shenja që tregojnë se ne po shijojmë momentin.”

Keni pësuar 2 gola në 9 ndeshjet e fundit

“Nëse analizojmë golat duhet të kishim bërë më mirë. Henri shënoi gol por duhet të ishim më të kujdesshëm. Kur pëson një gol të tillë, ekipi mund të demoralizohet por ne qëndruan deri në fitore.”

Kë shijoni më shumë, fitoren apo 2 javët pushim për tu përgatitur?

“E dinim për ndërprerjen dhe jemi me fat që lojtarët europianë do të qëndrojnë këtu. Do të punojmë fort sepse një kalendar i fortë si ky na pret përsëri.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura