Nga fitorja me Romën tek Champions-i, Inzagi i thotë të gjitha: Jam me fat që drejtoj Interin

Dec 4, 2021 | 21:37
SHPËRNDAJE

Interi fitoi një ndeshje të vështirë ndaj Romës në “Olimpiko”. Zikaltërit arritën fitoren e katërt rafhazi në kampionat. Në përfundim të sfidës ka folur dhe trajneri Simone Inzagi.

INZAGI

Fitorja ndaj Romës
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Deri më tani Roma kishte humbur vetëm me Milanin në shtëpi”.

Krahasimi me sezonin e kaluar
“Nuk i kisha njohur këta lojtar personalisht. Nuk e dija sesi punonin, por jam me fat që jam trajneri i tyre”.

 

 

Prisnit një Romë ndryshe?
“Ishim përgatitur që ta përballonim sa më mirë këtë sfidë”.

Gjendja e Lojtarëve
“Do të shohim gjendjen e lojtarëve pas ndeshjes, por Korrea më shqetëson më shumë. Lautaro ishte i gatshëm sot por nuk ishte rikuperuar plotësisht pas ndeshjes me Specian”.

Keni besim për ndeshjen kundër Realit?
“Do të shkojmë të luajmë lojën tonë, duke ditur që kemi bërë diçka të rëndësishme në Champions. Shpresoj të rikuperojmë sa ma shumë lojtarë”, u shpreh trajneri.

Me fitoren ndaj Romës, Interi shkon në kuotën e 37 pikëve, vetëm një më pak se Milani kryesues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura