Nga dueli Piontek-Lautaro te Brozoviç-Bilia, ja pikantet e derbit Milan-Inter

Sep 21, 2019 | 19:44
SHPËRNDAJE

Milani duhet të japë sot në mbrëmje një provim pjekurie, nga rezultati i të cilit mund të kuptohet se çfarë ngjyre do të ketë sezoni. Në derbin e fundit kishim lënë gjysmën zikaltër në festë, teksa ajo kuqezi lëngonte. Sot vendi i gjashtë sfidon të parin, por ky fakt ka pak rëndësi, sepse në skenë do të vihet kapitulli i radhës i një dueli kuqezikaltër, që përbehet nga disa duele brenda së njëjtës sfidë.

Inter-vs-AC-Milan

PIONTEK VS DE VRAJ — Kristof Piontek do të hasë shpesh Stefan De Vrajn në rrugën e tij drejt zonës së Interit. Pozicioni i holandezit dhe synimet e sulmuesit kanë një pikë takimi. Polaku nuk po ecën dot në vazhdën e sezonit të kaluar, por nuk ka hequr dorë nga sfida për çmimin e “Golashënuesit më të mirë”. Sa i përket De Vrajt, ai vjen nga një paraqitje që i kushtoi Interit barazimin kundër Slavias. Ai gabon rrallë, por thuajse gjithmonë rezultojnë të rënda. Holandezi nuk është nga ata që dështon dy herë radhazi dhe për numrin 9 kuqezi do të jetë një test i vërtetë force dhe jo vetëm për çështje të lidhura me mallkimin e fanellës që ka zgjedhur të mbajë këtë sezon.

ROMANJOLI VS LAUTARO — Nga zona e Interit, transferohemi tek ajo kuqezi. Ikardi nuk është më, por Konte, përveç Lukakut me dhimbje shpine ka edhe një “dem”. Nëse për Piontekun kjo ndeshje është skena madhore, mund të përfytyrojmë lehtësisht se sa vlen edhe për Lautaro Martinezin. Në sezonin e kaluar 21-vjeçarit i është dashur të mbajë peshën e sulmit të Interit në mungesë të kapitenit të zhgraduar, por ai nuk është nga ata që vuan presionin. Kurdo ka treguar karakter, nuhatje goli, por edhe ai përballë do të ketë një dyshe (MuzakioRomanjoli), së cilës duhet t’i druhet, të paktën për aq sa këshillojnë statistikat. Milani vërtet ka një “mur”, por Lautaro nga ana e tij ka gjetur nivelet e larta edhe te Argjentina, ndaj duket sikur rrit cilësinë e paraqitjeve në çdo ndeshje.

BILIA VS BROZOVIÇ — Mes përballjeve në mesin e fushës spikat ajo amerikano-latine. Lukas Bilia kundër Marselo Brozoviçit. Argjentinasi është zgjedhje e parë te Milani pavarësisht se vendi në regji ishte i destinuar të mbahej nga Benaser, i cili nëse dëshiron minuta më tepër duhet të shtojë kontributin për kauzën e “Djallit”. Kohët e fundit Bilia është dukur në formë dhe derbi mund të rezultojë një rast për të shkëlqyer. Frymën do të kërkojë t’ia marrë Matias Vesino. Kroati mbetet nga më të frikshmit e bandës së Kontes, sidomos në ndeshjet e nxehta. Pas ndeshjes së Champions-it, ai, si edhe skuadra, nuk po kalon një moment brilant, por derbi është nga ato takime që të ndryshojnë paraqitjen dhe sezonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura