Nga dialogu me Serbinë te stabiliteti në rajon/ Albin Kurti shtyn vizitën zyrtare në SHBA

Dec 4, 2021 | 21:20
SHPËRNDAJE

Anulohet plani i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të udhëtuar drejt SHBA-së gjatë këtij viti.

kurti

Sipas mediave kosovare, ky takim është shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm.

“Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Uashingtonin”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Kujtojmë se dy muaj më parë, kryeministri Albin Kurti është përballur me kritika në Kuvend pasi nuk mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Nga foltorja e Parlamentit, ai u kishte shprehur deputetëve opozitarë se do të zhvillojë një vizitë në SHBA gjatë muajit nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura