Nga diabetikët dhe asmatikët, ja kush janë kategoritë e njerëzve më të rrezikuar nga koronavirusi

Mar 26, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

Ndërsa bota ndodhet nën panikun e koronavirusit, një kategori njerëzish janë më të rrezikur nga virusi vdekjeprurës.

Personat që kanë probleme me frymëmarrjen dhe janë mbi 70-tat duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos infektohen.

Por kush tjetër konsiderohet me rrezik të lartë dhe çfarë duhet të bëjnë për të mbajtur veten të mbrojtur nga koronavirusi?

Sipas The Sun, që bazohet në të dhënat e qeverisë britanike, njerëzit e moshës 70 vjeç ose më të moshuar, pavarësisht shëndetit të tyre, më të rrezikuar.

Gjithashtu njerëzit që vuajnë me sëmundje kronike të frymëmarrjes, sëmundje kronike të zemrës, janë mbipeshë ose kanë sistem të dobët imunitar nga sëmundje të tilla si HIV dhe Aids janë gjithashtu në listë.

Ekziston gjithashtu një kategori që konsiderohet si jashtëzakonisht e ndjeshme.

Në lostë përfshihen njerëz që kohët e fundit kanë kryer transplant organesh, njerëz me kancer që bëjnë kimioterapo aktive ose radioterapi si edhe njerëz me kancer të kockave.

Njerëzit me rrezik të lartë:

-Moshë 70 vjeç ose më të moshuar (pavarësisht gjendjes shëndetësore)

-Njerëz me sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizema ose bronkiti

– Me sëmundje kronike të zemrës, të veshkave dhe mëlçisë, siç është hepatiti

– Sëmundjet kronike neurologjike, të tilla si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e neuroneve motorike, skleroza e shumëfishtë (MS) ose paraliza cerebrale

-Diabetikët, njerëzit me probleme me shpretkën, me sistem të dobët imunitar për shkak të HIV dhe AIDS, njerëzit mbipeshë si edhe gratë shtatzëna.

Njerëzit ekstremisht të prekshëm:

-Ata që kanë bërë transplant organesh

-Njerëzit me kancer që po i nënshtrohen kimioterapisë intensive ose radioterapisë

-Njerëzit me kancer të gjakut ose palcës së eshtrave siç është leucemia që janë në çdo fazë të trajtimit

-Njerëzit me astmë të rëndë ose që kanë sëmundje të rënda si dializa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura