Nga dhëndri i Pjerin Xhuvanit te efektivja 26-vjeçare/ Zbardhen identitetet e të plagosurve në Elbasan (EMRAT)

Apr 21, 2021 | 16:55
SHPËRNDAJE

Është zbardhur identiteti i katër personave të plagosur në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Elbasan, ku u vra me armë zjarri militanti i PS-së Pjerin Xhuvani.

policia11111

Panorama” mëson se të plagosur kanë mbetur shtetasit: Elton Budinaku, 31 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Emiljano Prenga 38 vjeç, policia Xhensila Sota, 26 vjeç.

Sjellim në vëmendje që Elton Budinaku është dhëndëri i viktimës Pjerin Xhuvani, që ishte duke shoqëruar të ndjerin gjatë momentit të vrasjes. Raportohet se Budinaku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Elbasanit.

Ndërkaq 26-vjeçarja Xhensila Sota është efektive e forcave “Shqiponjave” që ishte në shërbim në zonën ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se ajo ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xhensila Sota
Xhensila Sota

I dyshuari kryesor mbi vrasjen është Arbër Papleka, i cili në dëshminë e dhënë në Polici tha se ishte grupi tjetër që qëlloi i pari me armë zjarri.

“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.

Gjatë një prononcimi për mediat lidhur me ngjarjen, drejtuesi politik i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se makina e viktimës ka qenë e mbushur me karta identiteti dhe para.

Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtetët i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura