Nga data 27 nëntor aksion për mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, ja thirrja që bën ARRSH

Nov 22, 2021 | 12:21
SHPËRNDAJE

Duke nisur nga data 27 nëntor 2021, do të nisë një aksion për mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

foto ilustruese
foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe Policia në bashkëpunim me IKMT bëjnë me dije se aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Nga ky aksion preken disa biznese që funksionojnë në anë të rrugës, ndaj ARRSH, bën thirrje që “bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania”.

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në datën 27.11.2021 do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspx…

Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura