Nga Dako, te Balla e Çyrbja, Basha flet me emra. Mesazh Ramës nga Durrësi

Sep 13, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Grupet parlamentare të opozitës kane nisur seancën paralele nga qyteti i Durrësit.

basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij të opozitës së bashkuar jane zhvendosur në Durrës për t’i dhënë një tjetër mesazh qeverisë për bashkëqeverisjen me krimin.

Kur ka kaluar një javë nga depozitimi i projektligjit të PD-së për vetingun e politikës, Basha pritet të kërkojë sërish vullnetin e shumicës për të kaluar ligjin në Parlament.

Pjese nga fjala e Bashes 

Nuk e do vetingun se ka për qëllim të largojë nga kuvendi dhe zyrat e larta politikanët e korruptuar dhe të lidhur me të. E kemi dëgjuar dhe ndjerë mbështetjen e plotë të shqiptarëve që e duan vetingun në politikë. Xhafa, Balla, Cyrbja, Rama dhe kushdo tjetër i lidhur me krimin duhet ta dijë mirë. Pretendimet që paraqesin sot, ishin njësoj si të dekriminalizimit, beteja ishte e gjatë por ne ia kemi dalë.

Le ti hedhim poshtë mashtrimet e tij dhe politikanëve të tjerë të lidhur me krimin. Pse është normale që vetingu ti nënshtrohet polici më i thjeshtë dhe jo politikanët. Pse nuk na doli problem teknik me vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve?

SPAK dhe Byroja e hetimit e ka juridisksionin për të hetuar politikanët, prokuroria mund të hetojë familjarët. Gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar, tregon panikun e Ramës, për të justifikuar para shqiptarëve pse nuk pranon vetigun, vetingu nuk ka asnjë ndikim negativ më reformën në drejtësi.

Të thuash që vetingu i politikanëve pengon atë në drejtësi është gënjeshtër e trashë, ju kanë rënë të gjitha alibitë, për të pastruar politikën e e lidhur me krimin.

Vetingu nuk pengon, kufizon hetimin e politikaneve as familjareve te tyre. Cili eshte qendrimi i PS per hetimin e Olsi Rames, te Agron Xhafajt? Pse nuk e thote Edi Rama kete? Edi Rama ka frike nga vettingu. Teza e tij se PD do qe te pengoje reformen ne drejtesi me vettingun ne politie, eshte genjeshtra me e trashe qe ka qarkulluar qe nga koha e adil carcanit. Te thuash se vettingu i politkaneve pengon reformen ne drejtesi eshte njesoj si te thuash se vettingu ne polici pengon reformen ne drejtesi.

SPAK-u dhe BKH e kanë juridiksionin e tyre për të hetuar politikanët. Prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanëve që të shmangë hetimin e familjarëve, është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit dhe tregon panikun e Edi Ramës, përpjekjet e tij të dëshpëruara për tu justifikuar para shqiptarëve se; pse nuk e pranon vettingun në politikë.

Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe ndikim negative me reformën në drejtësi. Të gjitha veprimet e vettingut të politikanëve, janë të palidhura me Refromën në Drejtësi. Të thuash se vetting i politikanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj si të thuash se vetting në polici pengon reformën në drejtësi.

Prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanëve që të shmangë hetimin e familjarëve, është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit dhe tregon panikun e Edi Ramës, përpjekjet e tij të dëshpëruara për tu justifikuar para shqiptarëve se; pse nuk e pranon vettingun në politikë.

Vettingu I politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe ndikim negative me reformën në drejtësi. Të gjitha veprimet e vettingut të politikanëve, janë të palidhura me Reformën në Drejtësi. Të thuash se vetting I politikanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj sit ë thuash se vetting në polici pengon reformën në drejtësi.

E kuptoni sa trashë i presin gënjeshtrat?

Sepse ju kanë rënë të gjitha alibitë për të mos pranuar iniciativën tonë kushtetuese për pastrimin e Kuvendit nga politikanët e lidhur me krimin.

E vërteta është fare e thjeshtë: Socialistët i tremben, Edi Rama i trembet vettingut në politikë, njësoj sic iu tremb procesit të dekriminalizimit.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë, asnjë diskutim dhe asnjë ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij, sa kohë që institucionet e vendit janë pushtuar nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin. Ne do të luftojmë deri në fund për të arritur dekriminalizimin e plotë, për të larguar politikanët e lidhur me krimin nga institucionet e vendit. Me çdo mjet dhe me çdo formë!

Rama i trembet vetingut në politikë, nuk ka e nuk do të ketë asnjë negociatë, diskutim, ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë institucionet janë të pushtuar nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin, do luftojmë deri në fund për dekriminalizimin e plotë, me cdo mjet e cdo formë.

Porti i Durresit, dëshmitari i aferave të tmerrshme si ajo e drogës në Maminas, ku u fut kokaina vetëm pasi u dhanë garancitë më të larta. Ai që garantoi Toyota Yarisin i përket një grupi politikanësh që sot në lidhje me krimin janë shqetësim serioz për vendin, stabilitetin e rajonit dhe eksportues të krimit dhe drogës në Itali, Gjermani, Britani, e Holandë dhe SHBA.

Durrësi qeveriset nga banda, Dako shërbëtori i bandave dhe banditëve, bashkë me Celën e OSHEE. Nëse nuk do kishte prokurori që grabitet posta me dosje si ndodh në këtë prokuro, nëse nuk do kishte shërbetore të Ramës në Prokurori, sot Dako do të ishte në burg.

Materialet hetimore tregon se si në zgjedhjet 2017, 2015, Dako shkëmben tendera dhe para të shqiptarëve në vjedhje votash. Nuk është mjaftuar Dako me aleaten personale, bandën e Lul Berishës, Shullazit me shokë, por ka ofruar edhe Jurgis Cyrben, anëtarëin e Kuvendit, të grupit të rilindjes së kriminalizuar të Ramës. Dihet mirë se për  cfarë është vendosur deputet.

5 4 3 2 1

PROCEDURA

Koordinatori i grupit të punës së ngritur për dekriminalizimin përmes vetingut të politikës, Ervin Salianji akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Rama se nuk kanë vullnet për të shkëputur lidhjet me krimin. Demokratët kanë kujtuar se përmes një procedure normale parlamentare, projektligji i tyre për veting të politikës do të duhet të kalojë në seancën e datës 18 tetor.

“Nëse do të ketë vullnet për të mos e vonuar vetingun, atëherë, deri më 18 tetor, ndryshimi i Kushtetutës për pastrimin e politikës do të bëhet realitet. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë Kuvendin për nismën më 13 shtator, e cila është seanca e parë pas depozitimit të nismës më 7 shtator. Amendamenti kushtetues futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit. Nisma shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të hapur për publikun mes Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin dy javë nga data e depozitimit, jo më vonë se 21 shtator. Mbledhja i paraqet seancës raportin e hartuar nga relatorët. Seanca plenare për miratimin e amendamenteve kushtetuese thirret jo më vonë se tri javë nga paraqitja e raportit. Respektimi i këtyre afateve pa zvarritje do t’u japë mundësi shqiptarëve që brenda datës 18 tetor 2018 të shohin vullnetin e palëve për miratimin ose jo të vetingut në politikë”, konfirmojnë burime të PD-së për “Panorama”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura