Nga Brazili drejt Athinës për të punuar si shoqëruese, policia arreston dy të rejat në aeroport. Në valixhet e tyre u gjetën 13 kg kokainë

Jan 29, 2023 | 10:56
SHPËRNDAJE

Dy vajza nga Brazili janë arrestuar nga policia grek në aeroportin “Elefterios Venizelos” pasi u konstatuan se kishin me vete 13 kg kokainë të fshehur në bagazhet e tyre.

Capture

Sipas mediave greke, policia kishte marrë informacion për linjën e trafikut të drejtuar nga një i ri që sillte vajza nga Brazili për të punuar si eskorta luksi.

Pas kontrollit të dy vajzave nga Brazili është zbuluar edhe lënda narkotike. Ata e kishin fshehur lëndën narkotike në një pjesë të fshehtë të valixheve të tyre.

Bashkë me lëndën narkotike u sekuestruan edhe dy celularë dhe një shumë parash që ato kishin marrë me vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura