Nga Bella Thorne deri tek Cardi B, këto janë të famshmet që fitojnë shifra marramendëse nga postimet në uebfaqen me përmbajtje pornografike

Sep 3, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Faqja pornografike “X-rated” ka tërhequr njerëz të famshëm, duke filluar që nga Bella Thorne e deri tek Cardi B, dhe që fitojnë miliona nëpërmjet saj.

Sipas “The Sun”, yjet, modelet dhe aktoret kanë postuar foto dhe video hot tek uebfaqja “OnlyFans” për disa para shtesë.

Ndjekësit e personazheve të famshëm duhet të paguajnë një tarifë mujore për të parë fotot dhe videot e tyre më të fundit, madje disa ofrojnë mundësinë edhe për të biseduar për një çmim shtesë.

Aktorja 22-vjeçare, Bella, kohët e fundit zbuloi se fitoi një shumë marramendëse prej 1.5 milion paundësh gjatë javës së parë si krijuese në këtë faqe, ku fansat paguan deri në 15 paund në muaj për të parë fotot dhe videot e saj.

Ndërkohë Katie Price, 42 vjeç, thuhet se është e gatshme të bëjë miliona edhe tani. Një burim i tha “The Sun”: “Katie ka parë sa para kanë bërë yjet e tjerë nga llogaritë e tyre në ‘OnlyFans’ dhe dëshiron të marrë pjesë.”

Kazinotë online kanë bërë një llogaritje se sa mund të fitojnë yjet nëpërmjet kësaj platforme. Dhe shifrat janë shokuese.

Këta janë disa nga personat që kanë fituar më shumë para:

Cardi B – 6.7 milion paund në muaj

Reperja amerikane, 27 vjeç, njoftoi se do të bashkohej me të tjerët në “OnlyFans” muajin e kaluar në Instagram dhe sipas “Only Casinos”, ajo mund të fitonte deri në 6.7 milion paund në muaj.

Kjo edhe për shkak të 74.7 milion ndjekësve të saj në Instagram, ku secili paguante një tarifë prej 3.78 paund në muaj.

Nëse një krijues ka 1 milion ndjekës dhe vendos një tarifë njësoj si Cardi B, ata mund të fitojnë nga 37,500 dhe 187,500 paund në muaj.

Cardi B tha gjithashtu se nuk do të publikonte foto apo video nudo.

Chloe Khan – 723 mijë paund në muaj 

Ish-modelja e “Playboy”, 28 vjeç, e cila ka pësuar një transformim dramatik gjatë viteve të fundit, tani mund të fitojë rreth 723,000 paund në muaj në këtë faqe interneti.

Chloe u ka vënë ndjekësve të saj një tarifë abonimi mujore prej 15 paundësh.
Në profiling e saj në Instagram ajo e ka bërë të qartë se do të postojë përmbajtje për të rritur.

Danielle Lloyd – 217 mijë paund në muaj 

Modelja 36-vjeçare, mund të fitojë rreth 217,000 paund në muaj nga faqja.

Duke folur për vendimin që kishte marrë për t’u bërë pjesë e platformës, nëna e tre fëmijëve tha: “Industria e modelimit ka ndryshuar masivisht që nga fillimet e mia. Shumë gjëra po bëhen në internet tani dhe kjo është arsyeja pse po përdor ‘OnlyFans’”.

Courtney Stodden – 163 mijë paund në muaj

Modelja amerikane, 25 vjeç, mund të fitojë rreth 163,000 paund në muaj dhe nuk ka frikë të zhvishet e gjitha, pasi kështu është shfaqur në këtë faqe interneti.

Courtney është bërë e njohur në 2017, pasi postoi një video ku shfaqej në tualet pa rroba.

Katie Salmon – 87 mijë paund në muaj 

Ylli i realitetit, 23 vjeç, mund të fitojë deri në 87,000 paund në muaj nga përmbajtja e saj.

Ish-bukuroshja e “Love Island”, e cila mori pjesë në këtë në shfaqje në vitin 2016, tërhoqi vëmendjen e fansave nëpërmjet një videoja ku shfaqej me të brendshme seksi.

Danniella Westbrook – 4 mijë paund në muaj

Ish-aktorja e “EastEnders”, 46 vjeç, me sa duket fiton 3,600 paund në muaj nga faqja, por ka thënë se nuk do të postojë asnjë foto apo video nudo.

Ajo së fundmi tha në Twitter: “Urrejtja që po marr nga njerëzit është joreale. Unë nuk jam duke bërë apo postuar ndonjë gjë të pistë, prandaj pse të më urreni mua apo ndonjë person tjetër në uebfaqe. ”

Bex Shiner – 4 mijë paund në muaj

Ashtu si Danniella, ish-ylli i “Big Brother”, Rebeça Shiner, 33 vjeç, thuhet se fiton rreth 3,600 paund në muaj për fotot dhe videot që poston.

Ajo mblodhi shumë fansa kur postoi në Instagram një foto të gjoksit të saj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura