Nga Bala te Bogdani, shpërthejnë kuqezinjtë

Jul 19, 2012 | 14:44
SHPËRNDAJE

Bekim Bala ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Spartës së Pragës. Sulmuesi, që vazhdon të jetë në pronësi të Tiranës, është testuar dje nga stafi i skuadrës çeke duke e aktivizuar si titullar në miqësoren kundër Grafin Vlasim. Bomberi shkodran ka shënuar golin e tretë të ndeshjes, që përfundoi me rezultatin e thellë 5-0. Sulmuesi shqiptar ka pasur një shans të artë që në minutën e 5-të të ndeshjes, por topi i gjuajtur me kokë prej tij kaloi mbi traversë. Lojtari mori një pasim perfekt, por edhe pse i vetëm në zonë nuk arriti të shënonte. Megjithatë, ai nuk u demoralizua dhe e kërkoi me ngulm golin. Në minutën e 19-të, sulmuesi përfitoi nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve dhe, pasi avancoi deri në afërsi të zonës me top, gjuajti fort dhe me një diagonale rrafsh me tokën nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar. Pas golit ai është përgëzuar nga lojtarët e Spartës, që mund të jenë shokët e skuadrës në të ardhmen. Vila – Emiljano Vila e nis sezonin e ri aty ku la të vjetrin: te goli. Mesfushori me tipare sulmuese i PAS Janinës ka mahnitur stafin teknik me paraqitjen që ka bërë në ndeshjen miqësore PAS Janina-Panthrakikos 3-0. Vila ka shënuar golin e parë në minutën e 28-të, pas një goditjeje nga jashtë zone, duke e shtangur portierin. Bogdani- Erjon Bogdani është në superformë dhe trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, mund të rrijë i qetë. Sulmuesi ka realizuar një dopietë me Sienën në ndeshjen miqësore që bardhezinjtë e fituan me rezultatin e thellë 11-0 kundër amatorëve valboitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura