Nga autobusët lëvizës te “micro folie”-t/ Edi Rama zbulon risitë: Do ta çojmë opera-n, muzikën dhe teatrin në komunitet

Jan 14, 2022 | 18:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot në hapësirën më të re “Micro Folie” që sipas tij afron më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin.

edi rama.

Ky projekt, dedikuar industrisë kreative është krijuar në Francë, tha Rama, duke shtuar se tashmë do të hapë siparin në Tiranë si kryeqyteti Europian i Rinisë.

Një tjetër risi sipas kreut të qeverisë do të jenë edhe autobusët e spektakleve që do të çojnë në komunitete, opera, muzikë dhe teatër.

Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e ‘micro folive’ të sjellim dhe një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës, që është risia e një autobusi të madh lëvizës për spektakle në komunitete, një autobus i madh lëvizës që çon në komunitete operan, që çon në komunitete muzikën, teatrin, veprat, duke i bërë ato më të aksesueshme por dhe më të afërta me njerëzit në komunitet. Së shpejti do të sjellim autobusin e parë, por jo të vetmin dhe me ‘micro folitë’ nga njëra anë e me autobusët e spektakleve besoj që do t’i japim një shtysë gjallërie hapësirës mes fundit të mësimit dhe vajtjes në shtëpi, hapësirës së kohës së lirë, që kemi vendosur që të bëjmë çmos që ta mbushim me sa më shumë aktivitete e me sa më shumë mundësi për fëmijët dhe për më të rinjtë“, tha Rama.

Për ata që na ndjekin, ‘micro folia’ e parë është këtu në parkun e Kryeministrisë, mbrapa godinës së Kryeministrisë. Jam i bindur që do ketë shumë kërkesa sepse kështu ka ndodhur dhe në Francë dhe siç e tha Erioni, do bëhet e gjitha e organizuar me rezervime në mënyrë që të jetë sa më e bukur dhe sa më e jetueshme në momentin kur vijnë fëmijët dhe të mos bëhet një rrëmujë  e atillë që pastaj askush të mund të mos bëj dot asnjë aktivitet dhe ndërkohë tu jepet mundësia sa më shumë fëmijëve që ta vizitojnë dhe pse jo edhe të rikthehen pasi ta kenë vizituar. Faleminderit për organizmin dhe për vënien në lëvizje pa humbur kohë të kësaj nisme dhe ka shumë besim që më shpejt se sa vonë, do shikojmë dhe ‘micro folinë’ e dytë, të tretën e kështu me radhë edhe në pjesë të tjera të Tiranës por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë“, shtoi kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura