Nga armike e rivale, Tuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri bashkojnë forcat pas gati një dekade, nuk kursejnë fjalët për njëra-tjetrën: Të dua përgjithmonë

Sep 13, 2021 | 15:38
SHPËRNDAJE

Pas gati një dekade, Tuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri kanë bashkuar forcat dhe janë rikthyer me një bashkëpunim.

dafina zeqiri

Dyshja e famshme do sjellin këngën “Sunny Hill”, pjesë e albumit të Dafina Zeqirit.

Dhe ndërsa zbuluan rikthimin e tyre, Dafina Zeqiri dhe Tuna Sejdiu nuk kursyen fjalët e bukura dedikuara ndaj njëra-tjetrës.

“S’mund të isha më e emocionuar rreth këtij bashkimi pas një dekade. Të dua vajzë”, shkroi Tuna.

Ndërsa Dafina iu përgjigj: “S’mund të isha me e emocionuar për këtë ribashkim tonin. Do të dua gjithmonë vajzë. Mezi pres për videoklipin tonë! Brrrr.”

dafina zeqiri tuna sejdiu

Dy këngëtaret sollën në vitin 2010 superhitin “Vibe”, në bashkëpunim me 2po2.

Disa vite më parë, dy miket u kthyen në armike të përbetuara dhe rivale me njëra-tjetrën.

Por pas disa kohësh, artistet u pajtuan dhe vazhduan miqësinë mes tyre.

/Panoramaplus.al

dafina zeqiri album

dafina zeqiri tuna sejdiu2 dafina zeqiri tuna sejdiu1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura