Nga armatosja e PD tek implikimi i SHIK, Ceka: Si u përdor Policia në 1997 kundër protestave

May 26, 2020 | 18:49
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm në vitin 1997, Neritan Ceka, tregon se si u keqpërdorën forcat e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë në kundërshtim me ligjin gjatë trazirave të vitit 1997.pjimage (3)

Ceka shprehet se është për shkak të këtij keqpërdorimi të Policisë dhe forcave të Ministrisë së Brendshme, që gjatë trazirave të vitit 1997 mbetën dhe shumë viktima, si në ngjarjen e Cërrikut, por dhe atë të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Ceka shprehet se SHIK-u kishte vënë nën kontroll forcat e Rendit.

Duke iu referuar interpelancave të tij si ministër, kërkuar nga deputetët e PD-së dhe ata të PS-së, Ceka tregon se si në kundërshtim me ligjin, PD-ja kishte rekrutuar nën armë mbështetës të saj dhe kishte armatosur strukturat e saj politike.

(vijon nga numri i djeshëm)
NERITAN CEKA

Pyetja 12. Përse kërkoni të filloni të bëni çarmatimin nga Partia Demokratike?

Meqë ju e keni bërë në grup këtë pyetje, është një pranim skandaloz i faktit që Partia Demokratike është e armatosur. Unë ftoj Parlamentin shqiptar të sqarojë se një parti e armatosur, e cila ka shkelur ligjin, duhet të qëndrojë më në Parlament apo jo? Ta dini, jeni në shkelje të plotë sepse ndalohet armatosja. Ja, e keni të shkruar, kjo është dhe e dyta, po ju sqaroj pse zotërinj fillon pikërisht nga Partia Demokratike, sepse i gjithë armatimi është bërë jashtë ligjeve.neritan-ceka--e1560892217250

Në ligjin nr.7528, datë 12.11.’91, “Për funksionet e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, neni 5, thuhet: “Përcakton kompetencat e komandave ushtarake për mobilizimin e efektivave, njësive, reparteve të Forcave të Armatosura për stërvitje dhe provave të kushtrimit si dhe për lëvizjen dhe vendndodhjen e tyre jashtë rajonit të disbllokimit të përhershëm”.

Në ligjin numër 7978, datë 26.7.’95, “Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Ministria e Brendshme nuk ka detyrë as mobilizimin, as krijimin e strukturave rezerviste, sepse këto struktura rezerviste janë suprimuar në vitin 1992 dhe ja zotëri ku e keni, me çfarë urdhri është bërë mobilizimi Gazidede. Ja dhe një listë tjetër domethënëse nga specialisti i bandave, zoti Shaban Memia, urdhri i Partisë Demokratike dhe lista e të rekrutuarve. Le të provohet të krijohet komisioni. Ja ku e keni me firmë, zoti Memia. Kështu është bërë mobilizimi i Partisë Demokratike dhe duhej çmobilizuar urgjentisht. Sot është data e fundit, prandaj mbi këtë bazë, në datën 14.8 u lëshua urdhri për dorëzimin, grumbullimin dhe depozitimin e armatimit të municionit dhe urdhri i përbashkët 16.8 i dy ministrive për grumbullimin e armatimeve. Më duket se edhe anëtarët e Partisë Demokratike, për qëllime krejt të tjera nga se u armatosën, kanë filluar dorëzimin masiv dhe unë shpresoj që sot pjesa më e madhe e këtyre armëve janë dorëzuar.trazira 97

Seanca e datës 12.11.1997

Neritan Ceka – I nderuar zoti Kryetar!

Të nderuar zotërinj deputetë!

Në këtë interpelancë do t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë nga zoti Fehmi Abdiu dhe nga zoti Spartak Braho. Për pyetjen e parë: Çfarë pune është bërë nga ju dhe nga drejtuesit e tjerë të dikasterit që ju drejtoni, për të analizuar e gjetur shkaqet kryesore që kushtëzuan dëmtimin e reparteve të Ministrisë së Brendshme e që çuan në humbjen e jetës së shumë punonjësve të Policisë etj.?

Kjo është një çështje që është në kompleksin e shkatërrimit total të shtetit dhe duhet trajtuar si e tillë, prandaj edhe në interpelancën e parë që kam pasur në këtë sallë kam kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar dhe veprimi që keni bërë për ngritjen e këtij komisioni parlamentar është esencial për fillimin e kësaj pune. Unë, edhe si deputet, jam nga përkrahësit e ngritjes së këtij komisioni dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me ndonjë paralelizëm me pushtetin gjyqësor.ushtria1997-1-1024x538

Çështje të tilla, që kanë të bëjnë me themelet e shtetit, përpara se të jenë çështje të drejtësisë, janë çështje të Parlamentit. Do t’ju flas për sa i përket punës që kemi bërë ne për të parë se si u shkatërrua ky element i shtetit, që është Ministria e Brendshme dhe konkretisht Policia. Që me fillimin punës së stafit të ri, në Ministrinë e Brendshme janë krijuar grupe pune ose është porositur fillimi i çështjes penale me rekomandim, natyrisht, në organe gjyqësore, për një sërë problemesh. Së pari, për armatimin që është bërë nga Ministria e Brendshme nëpërmjet komisariateve duke shkelur ligjin, për mobilizimin e strukturave rezerviste të Ministrisë së Brendshme, që është një shkelje flagrante e ligjit.

“Mbi mobilizimin”. Siç e dini, të drejtën e mobilizimit dhe të krijimit të strukturave rezerviste, sipas ligjit e ka vetëm Ministria e Mbrojtjes dhe jo Ministria e Brendshme dhe këtu bën pjesë edhe vënia e Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e SHIK-ut, që është prapë një shkelje e normave themelore kushtetuese në Shqipëri e bën pjesë përsëri në këtë çështje që ne e kemi në ndjekje dhe po mbledhim dokumentacionin për t’ia paraqitur Prokurorisë.

Çështje tjetër, të cilën po e ndjekim, pjesërisht në aspekte të ndryshme është kaluar edhe në ndjekje penale, është edhe ajo e shkeljeve të ligjeve të kalimit të kompetencave që kanë bërë forcat e Ministrisë së Brendshme në shtypjen e demonstrimeve të janarit e deri në mars të vitit 1997; angazhimi i tyre i jashtëligjshëm e tejkalimi i kompetencave. Është dhënë udhëzim edhe për t’u ndjekur e për të kaluar në çështje penale. Po në këtë drejtim është edhe një grup pune që ka filluar punën për të parë tejkalimin e kompetencave dhe përdorimin e Policisë në 26 maj. Ka filluar puna për të parë dokumentacionin që ekziston në Ministrinë e Brendshme se çfarë udhëzimesh i janë dhënë Policisë, si janë tejkaluar kompetencat e Policisë në organizimin dhe në mbarëvajtjen apo keqvajtjen, më mirë të themi, të zgjedhjeve të 26 majit, që kanë qenë zgjedhje të organizuara sipas një modeli të caktuar. Nga të dhënat që kemi, roli i Policisë ka qenë kopjuar nga një model arab.tirana-1997

Po kështu, janë çuar grupe kontrolli për të shqyrtuar rastin e përdorimit të forcave të Policisë në sulmin që është bërë kundër Spitalit Ushtarak, sulmin që është bërë në Cërrik ku u vranë 6 policë. Ky ka qenë një sulm i bërë nga forcat e Policisë së Gatshme dhe nga Garda e Republikës, që sipas ligjit e ka rreptësisht të ndaluar të përdoret në operacione policore. Pati 6 pjesëtarë të forcave të Policisë të vrarë, po kështu në përdorimin e Gardës si mbështetje për fushatën elektorale. Është marrë informacioni paraprak sa ka kushtuar dhe ne mendojmë se përveç shkeljeve, përdorimi i Gardës për fushatë elektorale është një veprim që duhet të kalojë në ndjekje, ndërsa tejkalimi i kompetencave dhe shpenzimet që janë bërë t’i vihen në ngarkim Partisë Demokratike.

Unë mendoj që kjo parti të paguajë edhe për fushatën, përdorimin e forcave ushtarake edhe në fushata të tjera elektorale, që të mos përdoret më arka e shtetit për fushata elektorale apo në dobi të partive politike. Po kështu, ka filluar puna për disa çështje penale të hapura për vrasjen e policëve, numri i të cilëve arrin që nga janari e deri sot, kryesisht në ngjarjet e turbullta, në kaosin, në 47 policë të vrarë dhe 195 policë të plagosur. Dikush duhet të përgjigjet edhe për këta. Dhe pjesa më e madhe e tyre është vrarë në periudhën nga marsi deri në korrik dhe janë vrarë, një pjesë e tyre, nëpër rrugët e Tiranës ose gjatë operacioneve të Policisë. Janë vrarë nga grupe terroriste brenda forcave të Policisë dhe jemi në ndjekje të këtij problemi.

Natyrisht, këtu kërkohet një bashkëpunim i drejtësisë shqiptare dhe mund të themi se drejtësia shqiptare në këtë drejtim është jashtëzakonisht e ngadalshme. Çështja e Cërrikut, siç e dini, ka filluar që në muajin maj, çështja e Spitalit Ushtarak ka filluar që në muajin prill dhe çështje të tjera që janë filluar nga Prokuroria pas 6-7 muajsh nuk kanë bërë asnjë lëvizje. Mendoj që edhe këtu Kuvendi Popullor duhet të mbështesë ecjen përpara apo, si të themi, pavarësinë e mirëfilltë të drejtësisë, që ajo të mos jetë nën presione politike apo nën presione të së kaluarës.

Po kështu është edhe çështja e grabitjes apo e shkatërrimit të disa reparteve tona, të disa komisariateve, edhe për këtë janë hapur çështje penale. Natyrisht, puna nuk është e plotë dhe kjo interpelancë do të na shërbejë që ta organizojmë më mirë këtë punë, por gjithmonë kam kërkuar një bashkëpunim të Komisionit të Mbrojtjes dhe SHIK-ut. Ky të jetë i pranishëm jo vetëm në komisariate, por edhe në ministri. Kjo ishte përgjigjja për pyetjen e parë.

Pyetja e dytë: Cilat janë mendimet tuaja për të kapërcyer situatën e vështirë, në të cilën u ndodhën këto organe, sidomos për ristrukturimin e tyre në aspektin organizativ dhe juridik?

– Siç e thashë edhe herën e kaluar, e kemi kaluar fazën e emergjencës. Në të gjithë vendin, Policia ka kaluar në një punë normale, faza emergjente është tejkaluar, nuk po e zgjas tani, sepse është një pyetje tjetër që ka të bëjë me arritjet dhe sukseset, po mund t’ju them që tani ka filluar me të vërtetë një punë sistematike për organizimin dhe ristrukturimin e Policisë Shqiptare, sipas rekomandimeve që na janë bërë, jo vetëm të dala nga detyrat e shtruara nga programi i Qeverisë, por edhe nga rekomandimet e bëra nga MAPE, që është një organizëm europiano-perëndimor, i cili mbulon Policinë dhe përfaqësohet në Shqipëri me një mision, që nga 12 prilli i këtij viti, prej rreth 20 punonjësish, specialistësh dhe tani në dhjetor do të shtohet në numrin 60.

Ky është një organ, që, në bashkëpunim me specialistët tanë, ka punuar për përpunimin e një programi katërvjeçar për ristrukturimin e Policisë në Shqipëri. Të hënën fillon kursi i parë i trajnimit, në të cilin do të kalojë e gjitha Policia Shqiptare brenda 4 vjetësh. Qendër fillestare e këtij trajnimi do të jetë Akademia e Rendit, ku fillon kursi i parë të hënën dhe, ndërkohë, ka filluar puna për përgatitjen e qendrës së dytë të trajnimit në Tiranë, gjithmonë me financimin e Unionit Europian dhe do të krijohen edhe disa qendra të tjera në të gjithë Shqipërinë, nëpër të cilat do të kalojë e gjithë Policia Shqiptare, policë e oficerë, dhe këtu do të bëhet jo vetëm trajnimi, por edhe verifikimi i tyre, janë apo nuk janë të aftë të vazhdojnë më tej punën në Policinë Shqiptare.

Vendimin do ta marrin, natyrisht, autoritetet shqiptare, por edhe me mbështetjen e autoriteteve të MAPE-s. Njëkohësisht, sot erdhi edhe një mision amerikan, që do të bashkëpunojë me Misionin Mape dhe me Policinë Shqiptare për ristrukturimin e mëtejshëm të saj. Ne e kemi shprehur që në fillim mendimin që të punohet një program themelor, i cili do të ketë synim që brenda 4 vjetëve të kthehet nga një shërbim ushtarak në një shërbim civil, pra, shërbimi i Policisë Shqiptare të jetë një shërbim publik për sigurimin publik të vendit, të jetë me orientim që ta kthejë Policinë Shqiptare kompatibël me Policinë europiane, të synojë rritjen e profesionalizmit, efikasitetit dhe jo shtimin e numrit.

Jemi drejt pakësimit të numrit të policëve në të gjithë Shqipërinë dhe në specializimin e tyre. Këtu bën pjesë krijimi i drejtorive, që nga 8 u shtuan në 12, duke përfshirë të gjithë Republikën dhe do të inkuadrohen të gjithë komisariatet në bazë të ndarjeve territoriale të prefekturave në 12 drejtori kryesore, duke synuar që të decentralizohet puna. Ministria, nga një institucion që ka bërë kryesisht punë operative, do të kthehet në një institucion me të vërtetë projektues dhe drejtues të punës së Policisë dhe të reformës strukturore në Polici dhe, në këtë drejtim, do të vazhdojë më tej punën për ristrukturimin e Policisë, për krijimin e Policisë Bashkiake. Po bëhet një punë e mirë në përpunimin e akteve nënligjore, që do të bëjë të mundur që kjo Polici të funksionojë dhe të bëhet ristrukturimi i përgjithshëm i saj.

Për sa u përket aspekteve juridike, unë kam thënë që deri në fazën e emergjencës kanë mjaftuar në përgjithësi ato ligje që ekzistonin, të cilat kanë qenë gjithmonë ligje emergjence, por tani ka një grup pune, i cili, në bashkëpunim me Misionin MAPE, ka filluar punën për përcaktimin e drejtimeve kryesore, ku do të rishikohen ligjet dhe do të përgatitet një ligj organik për Policinë Shqiptare. Mendojmë se nga fillimi i vitit tjetër do ta sjellim në Parlament.

Unë ju thashë edhe herën e kaluar se nuk kemi ligje emergjence, nuk ka ligje, të cilat duhet të kalojnë nesër, përveç një ligji që e kemi përgatitur, po është bllokuar, nuk po kalon ende dhe ka të bëjë me sigurimin, krijimin e kushteve më të mira për sigurimin e jetës së ushtarakëve. Një ligj jo vetëm yni, por në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe një ligj për të amenduar ligjin “Për armët e zjarrit”.

Për pyetjen e tretë: Arritjet dhe sukseset për arritjen e objektivave të vëna nga programi i Qeverisë për rivendosjen e rendit në Shqipëri.

– Arritjet janë të dukshme, autoriteti i Policisë është ngritur mbi bazën e rritjes së autoritetit të pushtetit politik në përgjithësi në Shqipëri, është pjesë, si të thuash, e rritjes së autoritetit të shtetit, që është siguruar në bazë të funksionimit të zgjidhjes politike, të funksionimit edhe të aparateve të tjera të shtetit. Natyrisht, Policia ka pasur suksese të dukshme, sepse kaluam një fazë katastrofale. Policia kishte profesionalizëm, por ishte keqtrajtuar, ishte keqpërdorur, ishte politizuar dhe instrumentalizuar, prandaj një nga bazat e suksesit që kemi arritur ishte depolitizimi i Policisë dhe mbështetja e aspekteve profesionale të saj. Në arritjen e kësaj, mbështetje kemi pasur edhe nga populli, një popull i lodhur, një popull që e ka dashur gjithmonë rendin, një popull, i cili e ka parë, për fat të keq, Policinë si pjesë e një shteti armik. Fakti që u shkatërrua shteti, tregon se ai ishte i armiqësuar me popullin, ishte një makinë e verbër në duar të pak personave dhe kjo bëri që Policia të fitojë një ndërgjegje tjetër profesionale, të fitojë besimin e të pranohet si autoritet edhe nga populli.

Kjo është një nga arritjet më evidente, përveç arritjeve të tjera, ku unë po ju përmend pak shifra: Krime kundër personit ka pasur në muajt janar-korrik 2472, nga të cilat janë zbuluar 893, me një rendiment 36%, pra, pothuajse 2/3 e krimeve nuk kanë qenë zbuluar në atë kohë; në korrik ka pasur 358 krime kundër personit, po e krahasoj me shtatorin që ka pasur 137 krime, domethënë, brenda një muaji të funksionimit të Policisë Shqiptare, janë përgjysmuar krimet kundër personit, në kohë që rendimenti i zbulimit të tyre ka shkuar në 58% në shtator.

Për vrasjet po marr korrikun, muajin që gjetëm, sepse ju e dini që stafi i ri i ministrisë filloi në gusht. 210 vrasje, nga të cilat ishin zbuluar vetëm 61 ose 29%; marrim tetorin, 153 vrasje, nga të cilat u zbuluan 88, domethënë 58%. Shikohet këtu që 59 vrasje, nga të cilat u zbuluan 36 ose 61%, se dhashë një indeks tjetër, kuptohet që kemi arritur në 1/3 e vrasjeve, është zbritur brenda tre muajve dhe është dyfishuar rendimenti i zbulimit të tyre. Po kështu, këto indekse janë edhe për të gjitha rastet e tjera, kjo vlen edhe për vjedhjet, për shkatërrimet e pronës, për rrëmbimin e personit dhe për të gjitha aspektet e krimeve.

Nga ana tjetër, vendosja e rendit ka bërë që të jetë evidente rritja e ritmeve të jetës, të prodhimit, por unë, duke pasur edhe zotin Malaj këtu prezent në sallë, po jap vetëm se si ka ndihmuar marrja nën kontroll e doganave dhe lufta kundër kontrabandës nëpër rrugët e Shqipërisë nga vendosja e patrullave dhe aktivizimi i Policisë, në rritjen e të ardhurave nga doganat. Në korrik, nga Dogana shqiptare janë vjelë 797.616.000 lekë, një muaj më vonë, në gusht, ka arritur në 1.412.000.000, kurse në tetor ka arritur në 3.3 miliardë. Kuptohet që efikasiteti i marrjes nën kontroll të doganave, i luftës kundër kontrabandës, ka ndihmuar në forcimin e financave shqiptare, këtu bashkëpunimi është i drejtpërdrejtë midis Ministrisë së Financave, nuk është vetëm merita jonë, por kuptohet që në krahasim me korrikun, muajin e fundit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ku Ministrinë e Brendshme e kishte Partia Demokratike, kuptohet se çfarë vjedhje edhe në ç’katastrofë kanë qenë doganat shqiptare të kontrolluara në atë kohë, kryesisht nga Partia Demokratike.

LEXONI EDHE: 

“Dhuna te Teatri si ajo ndaj Gonxhes e Imamit në ‘96”, Neritan Ceka: Si e refuzuam me Legisin urdhrin e Nanos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura