Nga arbitrat te triumfi i Teutës/ Brdariç “ngrin” Shkodrën, trajneri zbulon ofertat dhe prapaskenat e sezonit fantastik

Jun 3, 2021 | 18:32
SHPËRNDAJE

Trajneri Thomas Brdariç është padyshim “arkitekti” i Vllaznisë. Tekniku kroato-gjerman, arriti të rikthente një trofe në Shkodër pas 13 vitesh, teksa skuadra që ai drejton triumfoi në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, duke iu kthyer sukseseve të lavdishme. Në një rrëfim special për emisionin “Sport Nees”, të moderatores, Enxhi Biba, tekniku Brdariç deklaroi:

brdaric-665x551

FESTA- Së pari dua të them faleminderit për të gjithë ata që na përkrahën dhe për festën që bëmë të gjithë së bashku, sepse Vllaznia e meritonte.

FOKUSI TE KUPA- Jo ne u fokusuam dhe u angazhuam njësoj në çdo ndeshje. Fitorja e Kupës është diçka e veçantë. Ne u përpoqëm në të dyja kompeticionet. Por mund të them që jemi të kënaqur edhe me kaq, ishim shumë pranë edhe titullit.

Unë jam trajner dhe si i tillë më pëlqen të synoj gjithmonë suksesin. Edhe lojtarët e përvetësuan idenë time, kjo e bën për mua shumë të rëndësishme këtë fitoren.

HUMBJA E TITULLIT- Për mua ky është një sezon i shkëlqyer, gjithë qyteti është krenar. Fitorja kërkohej prej kohësh, pavarësisht të gjithave, mund të them se bëmë një punë të mirë.

TEUTA- Çdo skuadër që arrin të jetë në vend të parë, e meriton fitore, unë isha i pari që e urova Teutën, ata bën mirë në momentin e duhur. Bregu e bëri diferencën. Të gjithë në grup te skuadra jonë performuan shumë mirë.

ARBITRAT DHE AKUZAT E PARTIZANIT- Unë jam trajner profesionsit. E kuptoj që çdo gjë në fund të sezonit balancohet. Puna është si të balancosh disfatat. Sipas meje, arbitrat bënë një punë të mirë dhe të balancuar.

Mendoj që ishte një sezon i rregullt, është për të ardhur keq që munguan tifozët. Kjo ka ndikuar. Përgjithësisht çdo gjë ishte shumë e drejtë.

9 PIKË PËRPARA RIVALËVË- E them gjithnjë që sezoni është i gjatë, duhet të dish të përballosh problemet. Kushtet këtu gjatë dimrit janë të vështira. Ndryshojmë programin e stërvitjes. Ishim shumë afër titullit, por edhe vend i dytë është shumë i mjaftueshëm për ne.

SHKARKIMI – Edhe unë jam kurrioz për përgjigjen time në këtë pikë, të gjithë e duam suksesin por ai nuk vjen aq shpejt sa e do ti. Ne ulëm me drejtuesin dhe diskutuam, më pas gjetëm një dakordësi.

E ARDHMJA? – Unë ndihem mirë, jam shumë i kënaqur, ky vend më ka dhënë shumë. Nuk bëhet fjalë për pagën, apo gjëra të tjera, duhet të zhvillohemi dhe të çojmë përpara atë që nisëm. Për momentin duhet të përshtatemi me ato që kemi.

OFERTAT? Çdo kush është i interesuar për të arritur qëllime të përbashkët. Kam patur kontakte me disa menxherë. Unë dua të flas me Albanin për të ardhmen, ky është qëllimi kryesor. Kjo është puna ime, ajo që nisëm, tani duhet të ulemi dhe të diskutojmë për të mirën e përbashkët.

URIMI I VEÇANTË- Kam marrë mesazhe të shumta nga njerëz të zakonshëm. Ky është mesazhi më i mirë që mund të merrja në fund të sezoni.

MERKATO DHE EUROPA- Mendoj që ky është hapi tjetër. Bëmë një hap gjigant përpara. Ishte projekt që askush nuk e besonte që do të ishim pretendetë. Me kohën ndërtuam këtë ekip, duhet të mendojmë profesionalisht që të fokusohemi në detaje dhe të përparojmë. Kjo është një punë akoma më e vështirë.

VËSHTIRËSITË NË SHKODËR? Mendoj që çdo moment në punë është i rëndësishëm. Unë përpiqem gjithnjë që të tregohem i përulur dhe modest.

KARRIERA NË SHQIPËRI-  Dikur isha lojtar i Kombëtares, kam luajtur edhe në finalen e Champions, por ky klub më dha mundësinë që të tregoj që çfarë jam i aftë të bëj. Performanca jonë e një tjetër niveli e konfirmon këtë.

MODELI I TRAJNERIT- Përfundimisht për mua vendos mentaliteti i trajnerit. Tuhel dhe Klop janë trajner të mëdhenj. Preferoj që ti kem të gjithë reflektim dhe të marr më të mirën nga ata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura