Nga apartamenti duplex tek motoçikleta e bashkëshortit, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme

Jan 17, 2020 | 10:23
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra te gjyqtares se Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Marsela Balili.

Vendimi sipas “News 24” u be publik sot, nderkohe qe me heret gjyqtarja u perball me seancen ne veting, kurse hetimi për te u krye në një kriter, vetëm për pasurinë. kpk

Raporti

Për pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Ndërkohë, KPK ka kryer një hetim tjetër të thelluar për pasurinë. Në pronësi të gjyqtares së posaçme janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë për 125 mijë euro në vitin 2012.

Burim është deklaruar një kredi, shitja e një apartamenti tjetër dhe 14 mijë euro hua, si dhe janë 10 mijë euro detyrim pa shlyer. Sipas Komisionit, ka mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament. Ka ndryshim në çmim dhe aktmarrveshje, që nuk është deklaruar në 2007-ën. Duket se ky apartament, është blerë më pak nga sa ishte tregu.

Makinë “Ford Fiesta”, blerë në vitin 2012 për 4 mijë euro. Burim është deklaruar një pjesë e huasë marrë shtetasit M.M.. Për këtë pasuri ka mospërputhje deklarimi dhe ka mungesë të dokumentacionit për ligjshmërinë e të ardhurave të personit që ka dhënë huanë.

Llogari në lekë e dollarë pranë një banke. Kjo llogari është hapur në vitin 2014. Burim është deklaruar nga dhurimet e prindërve. Për këtë pasuri përputhet deklarimi i gjyqtares me dokumentacionin, edhe në lidhje me burimin, duket se prindërit kanë pasur të ardhura për krijimin e këtyre shumave.

Llogari futura për fëmijët e mitur, burim krijimi është deklaruar fillimisht nga të ardhurat nga familjarët. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshorti kanë mungesë financiare. Nga bilanci financiar, rezulton të ketë mungesa.

Gjyqtarja deklaron se ka marrë dy shuma nga babai i saj nga ShBA, për blerjen e një apartamenti për ta në Vlorë. Nga hetimi, rezulton se subjekti nuk ka deklaruar përdorimin e këtij apartamenti. Ndërkohë duket se babai i gjyqtares ka pasur mundësi krijimi për këtë pasuri.

Llogaria në lekë e prindërve që i kontrollon gjyqtarja me prokure, burim krijimi janë derdhja e pensionit. Nga hetimi rezulton se përputhet deklarimi me dokumentacionin.

Motoçikletë për përdorim vetjak në emër të bashkëshortit, blerë për 140 mijë lekë. Për këtë pasuri rezulton se nuk përputhen deklarimet për çmimin dhe nuk është deklaruar që në vitin 2012.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura