Nga 2000 apartamentet në Durrës te ekonomia/ Edi Rama zbulon dy marrëveshjet e firmosura në Abu Dabi

Nov 26, 2020 | 15:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama deklaron se nga Abu Dabi, ku shoqërohet nga ministrat Ahmeaj dhe Balluku, se ka firmosur dy marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

“Abu Dabi – Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte”, shkroi kryeministri në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me video nga takimi.

abudabi

Më herët kreu i qeverisë shpjegoi arsyen e vizitës së tij në Abu Dabi, ndërsa u shpreh se: “Rastësisa e desh që sot në një vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi për firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës. Ishte mirësia vëllazërorë e një miku të çmuar të Princit të Kurorës Mohammed Bin Zayed që në ato ditë të zymta më hapi dyer të shtëpisë së tij dhe më dëgjoi lutjet e mia”.

Ndërkaq, ish-kryeministri Berisha pretendoi se kryeministri ka shkuar në Abu Dabi për të kryer vaksinën anti-Covid me një avion privat që kushtoi 200 mijë euro.

Kujtojmë që vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Abu Dabi vjen në një ditë kur në Shqipëri shënohet një vit nga tërmeti i një viti më parë, një fatkeqësi natyrore që la 51 viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura