Nga 17 shtatori aplikohet taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të paguani për të kaluar

Sep 4, 2018 | 13:14
SHPËRNDAJE

Nga data 17 shtator çdo drejtues makine që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë taksën e kalimit. Kështu siç mëson Gazeta Shqiptare, çdo përdorues i kësaj rruge do të paguajë 660 lekë për çdo kalim.

Ndërkohë për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekë. Pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë kalimi.rruga-Kombit

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje.

Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.

Lajmin e plotë e lexoni tek Gazeta Shqiptare: http://www.gsh.al/2018/09/04/taksa-per-rrugen-e-kombit-aplikohet-nga-17-shtatori-sa-paguani-per-te-kaluar/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura