Nga 1 korriku nis vënia e gjobave për ata që përdorin qeset plastike

Jun 26, 2022 | 12:14
SHPËRNDAJE

Nga 1 korriku do të nisë aktivizimi i gjobave për ata që përdorin qeset plastike njëpërdorimëshe, një muaj vendimit për heqjen e tyre nga qarkullimi.

qese-scaled-1

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale. Rama shprehet se është mirë të shohësh çdo ditë dhe më shumë tregtarë që po zëvendësojnë qeset e dëmshme me qese letre.

Ai thekson se në këtë formë mbrohet Shqipëria e fëmijëve tanë nga ai që kryeministri e quan dëmi i frikshëm mbi mjedisin dhe shëndetin.

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin.

Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura