Nga 1 korriku hiqen tarifat “Roaming”/ Ambasadori Soreca mesazh shqiptarëve: Vetëm duhet të keni bateri në telefon!

Jun 14, 2021 | 19:21
SHPËRNDAJE
Nga 1 korriku i këtij viti, qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do do të paguajnë më tarifat “Roaming”.
Ka qenë vetë ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, që u ka kujtuar qytetarëve shqiptarë vendimin nga i cili do përfitojnë disa shtete. 
ambasadori be
Nga 1 korrik 2021 zero tarifa Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra të ruani karikimin! Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RCC). Tregu i Përbashkët Regjional”, thuhet në postimin e tij në “Twitter”. 
Nga 1 korriku, qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do tu duhet më që të rimbushin celularin e tyre dhe të paguajnë tarifa shtesë kur janë në njërin prej këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor.
sore
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura