Nga 1 gushti Shqipëria me temperatura përvëluese, ja sa shkon termometri

Jul 31, 2018 | 9:18
SHPËRNDAJE

Java e parë e gushtit do të sjellë temperatura të larta në territorin shqiptar ku gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 – 36°C në zonat malore (maksimumet në Verilindje) ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore.

Ky eshte parashikimi me i fundit i motit nga Meteoalb. Sipas sinoptikaneve, në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, berate dhe rrethinat e tyre).

Sipas Meteoalb, përsa i përket tablosë së shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore.38132851_10212153692108035_7637038656489783296_n (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura