Nga 1, deri te 10. Rekordet e çuditshme të javës së dytë të Premier Ligës

Aug 22, 2017 | 20:28
SHPËRNDAJE

1 – Mançester Junajtid shënoi katër gola në të dyja ndeshjet e para të një sezoni për herë të parë në 110 vite.

mancester junajtid

2 – Hal Robson-Kanu i Uest Bromuiçit u bë lojtari i katërt në historinë e Premier Ligës që shënon dhe ndëshkohet me karton të kuq pasi hyn si zëvendësues.

3 – Arsenali e zotëroi topin 77.3% të kohës në ndeshjen kundër Stokut, dominimi më i lartë i “topçinjve” në një ndeshje të Premier Ligës që kur kanë nisur të regjistrohen statistikat, në sezonin 2003/’04.

4 – Të 38-të golat e Havier Hernandezit në Premier Ligë janë shënuar brenda zone.

5 – Marko Arnautoviç është lojtari i dytë që ndëshkohet me karton të kuq dy herë kundër Sauthemptonit në Premier Ligë.

hadersfilld

6 – Ai i Aron Muit për Hadërsfilldin vendosi rekordin e golit të ndërtuar me më shumë pasime (14) deri tani gjatë këtij sezoni në Premier Ligë.

7 – Hadërsfilldi është bërë skuadra e parë e ngjitur në Premier Ligë që fiton dy ndeshjet e para të kampionatit.

8 – Herri Kejn bëri 8 goditje drejt portës së Çelsit në derbi: rekord për të në një ndeshje të vetme në Premier Ligë pa e gjetur rrugën e golit.

9 – Golashënuesin më të mirë në historinë e “Wembley”-t, skuadra e Totenhemit ka “autogolin”. Miçi Batshuaji u bë futbollisti i pestë që shënon në favor të Spërsave.

konte poketino

10 – Fitorja kundër Totenhemit ishte e para në 50 ndeshjet si trajner i Çelsit, që Antonio Konte nuk i përdori të tria zëvendësimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura