Enveri: “Nexhmijen e kam të mirë, e prita derisa u rrit”

Nov 30, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Eshte anti-mediatik edhe pse ka punuar një jetë me median si instruktor për shtypin në KQ të PPSH-së, gazetar, redaktor e zv.drejtor te “Zëri i Popullit”, redaktor në ATSH, sekretar Kolegjiumi në një revistë etj. Ta intervistosh Kiço Kapedanin për të kaluarën nuk është thjesht e vështirë, por e pamundur, të paktën në këto 23 vite pas rënies së komunizmit.

enver-nexhmije

Por, një bisedë miqësore nuk e refuzon dot, pavarë- sisht kujdesit për të mos atakuar persona të tretë. Kundërshtimi i tij, gati deri në mani, për të mos u shndërruar në personazh, nuk vjen ngaqë druhet, ka frikë, apo u ruhet sekreteve të dikurshme, por siç argumenton 76-vjeçari, “nuk më takon mua të analizoj sistemin e kaluar, as të lavdëroj apo kritikoj, sepse unë kam qenë pjesë e atij sistemi me funksione të larta partiake”.

Pranon defektet e diktaturës, shumë prej të cilave i quan se janë bërë nga padija, konkretisht nga izolimi i botës me jashtë dhe indoktrinimi. Por nxiton menjëherë të shtojë arritjet që janë bërë gjatë regjimit, që kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë, hapjen e tokave të reja etj. “Tani është e lehtë të flasim, të gjykojmë për të kaluarën, por atëherë nuk arrije dot të perceptoje regjim tjetër, përveç partisë-shtet”, thotë Kiço Kapedani, që jo pa keqardhje thekson se “diktaturat janë si bushtrat që hanë këlyshët e vet”…

Kico Kapedani
Kico Kapedani

enveri 1

enveri 2

Enveri 3

enveri 4

 

ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura