Nexhmije Xhuglini u pushua si mësuese në vitin 1944

Oct 11, 2018 | 18:54
SHPËRNDAJE

 

632e7dc854ab959316ce98b6a6b6f82b_XL (1)Nga Kastriot Dervishi

Me dokumentin e Prefekturës së Tiranës dhe të anëtarësisë në Partinë Fashiste më 10.11.1941 është paraqitur në Ministrinë e Arsimit ku ka marrë emërimin. Kësisoj më 20.12.1941, pasi dokumentet kanë qenë në rregull, Nexhmije Xhuglini është emëruar mësuese në Tiranë nga zëvendësisht ministri i Arsimit, Dhimitër Beratit, bashkë me 113 persona të tjerë. Pagën e fundit si mësuese e ka marrë më 1.11.1942, pavarësisht se ishte e arratisur tashmë si komuniste.

Nexhmije Xhuglini është pushuar nga puna, vetëm pas vdekjes së Fuat Dibrës, me dekret të Këshillit të Naltë të datës 27.3.1944 me firmat e Mehdi Frashërit dhe Patër Anton Harapit. Kjo shihet në komunikimin që ministri i Arsimit, Koço Muka, ka me organet e varësisë./55news

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura