Nexhmije Hoxha mbush 98 vjeç, ja urimi i ish-anëtarit të Byrosë Politike

Feb 8, 2019 | 20:26
SHPËRNDAJE

Ish-anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror, Muho Asllani, në një postim të bërë publik në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka uruar gruan e ish-diktatorit Enver Hoxha, me rastin e ditëlindjes së saj të 98-të.51572987_736516056718402_723980182997696512_n

“Gëzuar 98-vjetorin e ditëlindjes”, ka shkruar Asllani bashkangjitur me një foto të tijën në krah të Nexhmije Hoxhës.

Ndërkohë në këtë postim, të shumta kanë qenë edhe urimet që i janë bërë gruas së Hoxhës, duke treguar dashamirësi ndaj saj.51295970_234267687513983_4164514188439322624_n

Asllani dhe Nexhmija, vijojnë të mbeten miq të mirë, ndërsa ky i fundit nuk harron që në ditën e ditëlindjes si dhe në ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, të shkojë dhe të bëjë vizitë në shtëpinë e tij për ta kujtuar.

Muho Asllani me djalin e Enver Hoxhës, Ilirin, tek varri i ish-diktatorit
Muho Asllani me djalin e Enver Hoxhës, Ilirin, tek varri i ish-diktatorit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura