Nexhipi dhe Duro bëhen nostalgjikë për Partizanin

Oct 19, 2017 | 19:00
SHPËRNDAJE

Ka mjaftuar një foto e tri viteve më parë, e postuar në rrjetin social “Facebook”, nga ish-kapiteni i skuadrës së Partizanit, Nderim Nexhipi, që mes tij dhe ish-trajnerit të të kuqve, Shpëtim Duro, të rikthehet nostalgjia.

Nexhipi Partizani

“Po ikën koha shpejt, si sot tri vite më parë”, ishte dixhitura që Nexhipi i kishte vënë formacionit të Partizanit, para një ndeshjeje që luhej në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përveç komenteve të tifozëve, ka spikatur edhe një koment i ish-trajnerit Shpëtim Duro, që ishte edhe arktiket i asaj skuadre.

Nexhipi dhe Duro

“Nostalgji për këtë grup. I përshëndes të gjithë çunat. Batha mungon për arsye kartonësh”, ishin fjalët e trajnerit, i cili aktualisht është në krye të skuadrës së Flamurtarit, ndërsa Nexhipi ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur për t’u bërë analist sportiv në studio televizive.

Formacioni – Por, po të shohësh formacionin e tri viteve më parë, të bie në sy se vetëm tre futbollistë vazhdojnë të jenë ende pjesë e Partizanit. Portieri Alban Hoxha dhe mesfushorët Lorenc Trashi e Emiljano Vila janë nën urdhrat e Iulianos. Ndërsa pjesa tjetër luajnë brenda dhe jashtë vendit.

Nexhipi

Kështu, ish-kapiteni Nexhipi është tërhequr, Ardian Cuculi është rikthyer te Shkëndija. Endri Vrapi luan në Kosovë te Liria, ndërsa Amir Rrahmani te skuadra e Dinamos së Zagrebit në Kroaci. Mentor Mazrekaj gjithashtu është rikthyer te Prishtina në Kosovë, siç ka bërë edhe Astrit Fazliu që luan për Dritën e Gjilanit. I vetmi i larguar që vazhdon të jetë në Superiore, është sulmuesi serb Stevan Raçiç, i cili u rikthye në merkato për të firmosur me skuadrën e Kamzës.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura