“New York Times” rekomandon romanin e Kadaresë: Një alegori politike

Sep 4, 2018 | 15:45
SHPËRNDAJE

“Kamarja e turpit” e shkrimtarit Ismail Kadare është një ndër nëntë veprat që “New York Times” i rekomandon lexuesit përgjatë kësaj jave. Njujorkezja ka përzgjedhur një kolanë librash, tematikat e të cilave janë nga më të ndryshmet, ku ndërthuret fiksioni me memuaristikën, letërsia dhe politika, biznesi dhe ëndrra amerikane, lufta dhe mbijetesa.kadare

Librat e rekomanduar janë: “Fashion climbing: A Memoir with Photographs” nga Bill Cunningham; “Winners take all: The Elite Charade of Changing the World” nga Anand Giridharadas; “Temp: How American Work, American Business, and the American Dream Became Temporary, nga Louis Hyman; “The husband hunters: American Heiresses who married into the British Aristocracy” nga Anne de Courcy; “The fighters: Americans in Combat in Afghanistan and Iraq” nga C.J. Chivers; “Fly girls: How Five Daring women Defied All Odds and Made Aviation History”, nga Keith O’Brien; “I will be komplete” nga Glen David Gold; “If you see me, don’t say hi” nga Neel Patel dhe “The Traitor’s niche”-”Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare.

“Kamarja e turpit” (Counterpoint, $25.) është përkthyer në gjuhën angleze nga John Hodgson. Kritika amerikane e ka quajtur romanin e Kadaresë “një alegori politike”. Rrugëtimi i kokës së prerë të pashait rebel shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman të zymtë shqiptar, të botuar fillimisht në vitin 1978, një legjendë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të. Sipas Jason Goodwin “shteti është, në mënyrën e vet, një kokë e frikshme”. “Një Medusa, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura