New York Times: Opozita e Shqipërisë mohon lidhjet me lobistët rusë për zgjedhjet e 2017

Mar 8, 2018 | 20:26
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka hedhur poshtë akuzat nga botimi i SHBA “Mother Jones” se ka marrë fonde sekrete nga burimet ruse gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, nis shkrimin prestigjozja New York Time.

Në një artikull të botuar të martën nga gazeta “Mother Jones” shkruhej se kompanitë e lidhura me Rusinë përdorën një lobist të SHBA për tu përfshirë në zgjedhjet e 2017 në Shqipëri.

nju jork time

Sipas artikullit  të botuar nga New York Times, Nick Muzin, një ish-ndihmës i fushatës për presidentin amerikan Donald Trump, u pagua nga një firmë e quajtur Biniatta Trade, e cila u formua nga dy kompani me bazë në Belize, për punë në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“Duket se subjektet e lidhura me fshehurazi me Rusinë, ndërhynin në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndërhynin dhe në zgjedhje në Shqipëri,” shrkuan “NYT” duke cituar “Mother Jones”.

Të mërkurën, demokratët hodhën poshtë akuzat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për financimin e një “historie qesharake, me fakte të rreme”.

“Historia është produkt i një fushate të gjerë të ndërmarrë nga Edi Rama, i cili financohet nga burime ilegale që vijnë nga bota e krimit dhe korrupsionit,” thanë demokratët një deklaratë.

Partia opozitare, megjithatë, këmbënguli që ajo “nuk ka pasur as nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me individët ose kompanitë ruse”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura