”New York Times”: Hakerët ruse janë futur në email-et e Obamës

Apr 26, 2015 | 9:56
SHPËRNDAJE

Hakerët rusë të cilët kishin arritur të kishin akses në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar, mundën gjithashtu të lexonin edhe email-et e paklasifikuara të Presidentit Obama.

Siç raporton ‘New York Times”, se kjo gjë ishte më e rëndë se sa besohej më parë. Pasi zyrtarët kanë pranuar faktin se informacione me rëndësi dhe delikate ndodheshin në sistemin e email-eve të paklasifikuar që hakerët kanë arritur.
 

Në muajin tetor të vitit të kaluar ngjarja çoi në një mbyllje të pjesshme të sistemit të postës elektronike të Shtëpisë së Bardhë.

“Hakerat, të cilët gjithashtu u futën thellë në sistemin e email-eve të paklasifikuara të Departamentit të Shtetit, nuk duket se kanë depërtuar në serverat e ruajtur nga afër që kontrollojnë trafikun e mesazheve nga telefoni BlackBerry i Obamës, të cilat ai ose një ndihmës i kontrollon  vazhdimisht,” tha Neë York Times.

“Por ata kishin arritur akses në arkivat e emailit të njerëzve brenda Shtëpisë së Bardhë, dhe ndoshta disa jashtë, me të cilët zoti Obama ka komunikuar rregullisht. Prej këtyre llogarive, ata arritën email që presidenti kishte dërguar dhe marrë.”

Gazeta citoi zyrtarë Shtëpisë së Bardhë të kenë thënë se asnjë rrjet i mesazheve të klasifikuara nuk ishte komprometuar, dhe se hakerat nuk kanë marrë asnjë informacion të klasifikuar.

Shumë zyrtarë të lartë kanë dy kompjutera në zyrat e tyre, njëri i cili punon në një rrjet të klasifikuar shumë të sigurt dhe një tjetër për komunikimet e paklasifikuara, tha gazeta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura