Netflix rrit çmimet e abonimit mujor. Ja cila është arsyeja

Jan 19, 2022 | 18:05
SHPËRNDAJE

Netflix ka rritur çmimin e abonimit mujor me 1 deri në 2 dollarë në muaj në Shtetet e Bashkuara në varësi të planit, tha kompania të premten.Plani standard, i cili lejon dy transmetime të njëkohshme, tani kushton 15,49 dollarë në muaj, nga 13,99 dollarë, në Shtetet e Bashkuara. Çmimet u rritën gjithashtu dhe në Kanada, ku plani standard u ngjit në 16,49 dollarë nga 14,99 dollarë.

“Ne e kuptojmë se njerëzit kanë më shumë zgjedhje argëtimi se kurrë dhe ne jemi të përkushtuar t’i ofrojmë një përvojë edhe më të mirë për anëtarët tanë,” tha një zëdhënës i Netflix.“Ne po përditësojmë çmimet tona në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë opsionesh cilësore argëtimi. Si gjithmonë ne ofrojmë një sërë planesh në mënyrë që anëtarët të zgjedhin një çmim që përshtatet për buxhetin e tyre“- shtoi zëdhënësi.Shërbimi më i madh i transmetimit në botë po përballet me konkurrencën më të madhe ndonjëherë nga kompanitë që kërkojnë të tërheqin shikuesit të cilët argëtohen në internet si p.sh: Walt Disney Co (DIS.N), AT&T Inc (TN) WarnerMedia, Amazon.com Inc dhe Apple Inc (AAPL.O) janë ndër rivalët që derdhin miliarda në programe të reja.

“Netflix ka shtuar klientë pavarësisht rritjeve të mëparshme të çmimeve, gjë që tregon se anëtarët e saj kanë qenë të gatshëm të pranojnë kosto më të larta”, tha analisti i Evercore ISI, Mark Mahaney.

Netflix kishte thënë se do të shpenzonte 17 miliardë dollarë për programim në vitin 2021. Kompania nuk ka bërë të ditur shpenzimet për vitin 2022.

Çmimi amerikan i planit premium të Netflix, i cili mundëson katër transmetime në të njëjtën kohë dhe transmetim në ultra HD, u rrit me 2 dollarë në 19,99 dollarë në muaj. Për planin bazë të Netflix, me një transmetim, kostoja u rrit me 1 dollarë në 9,99 dollarë në muaj.

Në Kanada, plani premium u rrit me 2 dollarë në 20,99 dollarë dhe plani bazë mbeti i pandryshuar në 9,99 dollarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë rajoni më i madh i Netflix me 74 milionë klientë transmetimi që nga shtatori 2021. Rajoni përbënte gati 44% të të ardhurave të kompanisë në tremujorin e tretë të 2021, ose rreth 3.3 miliardë dollarë.

Shumica e abonentëve të fundit të kompanisë kanë ardhur nga jashtë.

Rritja e abonentëve të Netflix u ngadalësua në fillim të pandemisë COVID-19, por u rikuperua me ndihmën e fenomenit global “Squid Game”, një thriller nga Koreja e Jugut i publikuar në shtator. Totali i abonimeve globale arriti në 213.6 milionë.Raporti i ardhshëm i abonentëve të kompanisë pritet të enjten kur Netflix të postojë fitimet tremujore. Analistët parashikojnë se kompania do të raportojë 8.5 milionë regjistrime të reja nga tetori deri në dhjetor, sipas të dhënave të Thomson Reuters I/B/E/S, duke e çuar bazën e saj globale të pajtimtarëve në 222 milionë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura