“Nesër pas orës 06:00 hyn në fuqi regjimi i ri” ministrja Xhaçka thirrje qytetarëve në kufi: Ndërgjegjësohuni! Është e pamundur të kaloni kufirin para…

Aug 15, 2020 | 22:26
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një shënimi në facebook njofton se ditën e nesërme pas orës 06:00 të mëngjesit në territorin grek do të hyjnë vetëm 750 qytetarë nga Kakavija dhe 300 nga Kapshtica, të cilët duhet t’i nënshtrohen disa rregullave.

kakavije

Mes rregullave është vendosur se qytetarët duhet të kenë me vete në pikën e kalimit kufitar edhe testin negativ të COVID-19, të cilin nuk duhet ta kenë bërë më lar se 72 orë më parë.

Ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që janë larg pikës së kalimit kufitar që të kthehen në shtëpi, pasi nuk do mund të kalojnë, ministrja Xhaçka bën të ditur se qytetarët që ndodhen atje do të njoftohen në të gjitha format për masat e reja.

“Njohja e informacionit të duhur për lëvizjet në pikat hyrëse e dalëse me Greqinë është thelbësore për të gjithë qytetarët që po kalojnë orë pritje në pikat kufitare. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile, përmes efektivëve të FA po informon në vazhdimësi secilin qytetar në Kakavijë e Kapshticë se:

Nga data 16.08.2020 ora 06:00 deri në orën 22:00, nëpërmjet Kakavijës do lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Gjithashtu duhet edhe të kenë rezultuar negativë ndaj COVID-19.

Qytetarët do të njoftohen në të gjitha format për masat e reja, edhe në terren aty ku janë në radhë.

I bëjmë sërish thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve, që të ndërgjegjësohen për respektimin e informacionit të mësipërm, pasi me ritmet që po kryhen procedurat e po kalojnë qytetarët, është e pamundur të kalojnë kufirin para hyrjes në fuqi të regjimit të ri, nga i cili na ndajnë pak orë”, shkruan Xhaçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura