Nesër nis viti shkollor/ Ministria e Shëndetësisë apel mësuesve, prindërve dhe nxënësve: Zbatoni masat anti-COVID. Çdo problematikë që do haset…

Sep 13, 2020 | 17:23
SHPËRNDAJE

Nesër pritet të nisë viti i ri shkollor 2020-2021 dhe me sfidën e madhe për t’i shpëtuar infektimit nga koronavirusi, nxënësit pritet të ulen në bankat e shkollës.

shkolla maska

Ndërsa ndajnë vetëm pak orë nga vajtja e fëmijëve në shkolla, Ministria e Shëndetësisë apelon mësuesit, prindërit dhe nxënësit që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë me përpikmëri masat kundër përhapjes së COVID.

“Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, thekson ndër të tjera Ministria.

“Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19. 

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura