‘Nesër gropa e mbyllme Rakip, e di ti’, Rama i lë porosi të prerë kryebashkiakut të Kamzës (VIDEO)

Dec 16, 2019 | 9:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës Aurelin dhe Alesion, qe pasi i shpetuan termetit u sistemuan edhe ne banesa te reja. Ai i ka marre me makine dhe i ka shoqeruar sot ne shkollen “Ahmet Zogu” në Kamëz, duke i porositur te jene te shkelqyer e me dhjeta.rama rakipi

Teksa zbriten nga makina dhe i priti kryebashkiaku i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, Rama i ka dhene nje potosi te qarte.

Edi Rama: O Rakip rregulloje këtë gropën.

Rakip Suli: Patjetër.

Edi Rama: Te dera e shkollës me gropa?

Rakip Suli: Ka lënë shumë gropa ai (i referohet paraardhesit)

Edi Rama: E di të ka lënë shumë gropa, po iku ai.

Rakip Suli: Kur lë shumë gropa e do pak kohën e vet. Siç e gjete dhe ti para disa vitesh.

Ne dalje nga shkolla, Rama nuk e ka lene pa e kujtuar edhe njehere:

Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.

Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.

Edi Rama: Lë shumë gropa tani, nesër gropa e mbyllme Rakip. E di ti!

rama-rakipi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura