Nesër “Dita pa makina”, ja 4 segmentet ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë

Sep 21, 2017 | 9:41
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa makina” e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

dita pa makina

Ditën e nesërme, në disa segmente rrugore të Tiranës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke i vënë rrugët në shërbim të qytetarëve dhe promovuar aktivitete mjedisore dhe kulturore. Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

22 shtatori do të jetë dita kur të gjithë mund të japin shembullin personal për të shmangur lëvizjet me mjete motorike. 

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

1.            “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;

2.            Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;

3.            Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;

4.            Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura