“Nëse voton për Lulin merr paketë edhe…”/ Rama batuta në Kuvend: Meta flet për 5 qershorin si për 29 nëntorin

Oct 29, 2020 | 15:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza ndaj Presidentit, Ilir Meta, për të cilin tha se kërkon të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Me votimin e ndryshimeve të Kodi Zgjedhor, Rama tha se të gjithë duhen të lehtësohen, përvec PS, pasi sipas tij nuk mori atë që donte.

Mes batutave, Rama tha se nëse voton për Lulin, merr paketë edhe Monikën edhe Metën, por edhe Saliun.

“Ilir Meta me një tabelë në krah, me një trastë më verdhushka në dorë, me ca të tjerë rreth e rrotull që bëjnë ato ritualet, shkon dhe ju shpërndan medalje si të dalluar mes heronjve. Nuk e kanë bërë as mbretërit, as perandorët, as kancelarët që tu japin medalje atyre që kanë rënë në fushat e luftës, apo në fusha të tjera që kanë rënë në krye të detyrës. Nuk ndodh. Meta kërkon të na thotë që kjo vetëm që ndodh, por kjo është edhe gjëja e duhur.

Kjo shfaqje e një shkarje të një ledhi të rëndë, unë shoh arsyen pse vjen këtu refuzimi për ligjin zgjedhor.

Natyrisht që nëse do t’i besonim Monikës, me ligjin që sot konfirmojmë, LSI merr 100 mandate ndërsa nëse nuk e konfirmojmë merr 80 mandate bashkë me Lulin.

Ligji e bën më të qartë për njerëzit se ku të votojnë për kë dhe ku përfundon vota e tyre.  Deri më sot vota ka qenë, voto Lulin, po e ke si ato mrokllat kindër, hap çokollatën të del Ilir Meta dhe Monika bashkë.

Ky ligj shpëton të gjithë demokratët nga të paktën fatkeqësia e pavetëdijshme. Prapë shfaqja do jetë, s’jemi bashkë, por bashkë do jemi. Ngado që do rrotullohesh çokollatën blu e ke bashkë me Metën dhe Monikën brenda. Ne nuk kemi ca presim.

Sa i përket përpjekjes së Metës për ta bllokuar duke e cuar në Venecia, që tregon ku do të dalë Ilir Meta. Do të dali aty ku faktikisht donte të dilte dhe më parë. Të hedhë në erë zgjedhjet.

Nëse voton Lulin, e ka edhe Monikën, Ilirn dhe Saliun paketë dhe jo ndryshe.

Unë mendoj që me këtë ligj të gjithë duhet të jenë të lehtësuar, sepse askush përveç PS  që nuk mori atë që donte, askush nuk mbeti pa marrë diçka. PD i mori të gjitha ato që donte, por nuk donte të merrnin të tjerët diçka që donin.

Nuk e kuptoj Ilir Metën që flet për 5 qershorin si për 29 nëntorin. Për 29 nëntorin e kuptoj, por për 5 qershorin e ka harruar që është President. E k a harruar komplet, e ka kthyer presidentin në një si ato krijesat me lloj lloj materialesh që vendosen për të trembur zogj. Si quhen ato, dordolec, se nuk e them për Ilir Metën, por ashtu është”. tha Kryeministri Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura