“Nëse vjen babai i saj, do e takoj”- Luizi ka edhe një kërkesë të fundit pas “martesës” me Kiarën: E bëj për atë, jo për vete

Feb 2, 2023 | 11:35
SHPËRNDAJE

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito zyrtarizuar lidhjen e tyre me një puthje gjatë një loje të organizuar në shtëpinë e BBV.

kiara luiz

Ata duhet të organizonin një dasmë dhe çifti i përzgjedhur ishte Luizi e Kiara. Ndërkohë banorët e tjerë do të luanin rolin e familjarëve të tyre.

Pas shkëmbimit të “betimeve”, këngëtari dhe moderatorja u puthën. Por Luiz Ejlli ka edhe një kërkesë të fundit pas “martesës” me Kiarën, që në shtëpinë e BBV të vijë një nga familjarët e saj.

“Kam bërë kërkesën e fundit, vëllai, babai ose mami i Kiarës të vijë këtu t’i takoj. Jo për vete, por për Kiarën. Nëse vjen i ati do ta takoj”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura