“Nëse vendos pëlqimi i publikut, fituesja e Eurovizion 2015 do jetë Elhaida Dani”

May 22, 2015 | 22:19
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion 2015, Elhaida Dani duket se është më e preferuara për të fituar Festivalin e Këngës në Eurovizion. “Adobe Digital Index ” analizoi lëvizjet në mediat sociale rreth garuesve të Eurovizionit para dhe pas gjysmë-finales së dytë të kësaj jave.

 Para gjysmë-finales së parë, Guy Sebastian i Australisë ishte në krye të listës, por analizat e reja menjëherë pas mbarimit të gjysmë-finales së dytë treguan se ai kishte humbur vendin e parë me ngjitjen e Shqipërisë në top list.

“Nëse Eurovision vendoset nga pëlqimi i publikut, fituese mund të jetë Elhaida Dani nga Shqipëria,” tha Philippe Laguerre Auguste, Drejtor i Komunikimit EMEA në Adobe. “

Ky matës, ADI llogarit parashikimet e tij në bazë të një algoritmi që kombinon lëvizjet në rrjetet sociale, shikimet në YouTube, ndjekësit në Tëitter etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura