“Nëse të pyet policia…”, momenti i sikletshëm për Xhensilën në emision, mesazhi në telefon që e ‘frikësoi’ (video)

Nov 11, 2019 | 12:23
SHPËRNDAJE

xhensilaaaaa

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar në emisionin “Klanifornia” ku iu përgjigj pyetësorit të Marina Vjollcës dhe zbuloi disa sekrete të vogla me vajzën e e saj Ajkën. Çifti Bes Kallaku dhe Xhesila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë një vit më parë.

Marina Vjollca: Nëse në mesnatë je pa gjumë, çfarë bën?

xhensila3

Xhensila Myrtezaj: Dihet se çfarë bëjnë mamat. Unë personalisht shikoj a është djersitur goca, i heq ndonjë napë. E shikoj nëse është për t’u ndërruar, i jap për të pirë. Kështu që ndodh që kam një vit e gjysmë që s’para përshëndetem me gjumin.

Marina Vjollca: Përralla që i tregon Ajkës më shpesh?

Xhensila Myrtezaj: Se si u martua mami me një katunar nga Bubqi.

Marina Vjollca: Kur je vetëm për çfarë flet me Ajkën?

Xhensila Myrtezaj: I kam folur Ajkës që kur ishte në bark dhe i them që ta dojë veten shumë dhe të rritet me shumë dashuri dhe ta dashurojë gjithçka e rrethon.

Marina Vjollca: Për cilën pjesë të trupit je më krenare?

Xhensila Myrtezaj: Për Ajkën. Është pjesë e trupit tim.

Marina Vjollca: Gjëja më e çmendur për dashurinë?

Xhensila Myrtezaj: Që jam martuar me Bes Kallakun.

xhesila2

Ne nje moment te emisionit, kengetarja u vu perballe nje momenti qe e vuri ne siklet, ku duhet t’i shkruante një kolegeje një tekst që ia diktonte drejtuesja e emisionit Marina Vjollca.

“Do duhet që t’i shkruash një kolegeje që e ke të afërt dhe tekstin do ta diktoj unë. “Nëse të pyet policia, i thuaj që kam qenë me ty mbrëmë”, tha Marina.

“Do kujtojnë me të vërtetë se unë… Kjo është e frikshme, do u prish njerëzve terezinë”, tha Xhensila, ndërsa mesazhin ia dërgoi këngëtares Kida. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura